Pas shpalljes kampione Europe në atletikë, Luzia Gegës është i është dhënë titulli ‘Qytetar Nderi’ i Bulqizës. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak Bulqizë. Këshilli Bashkiak, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë, Lefter Alla, miratoi në mënyrë unanime, dhënien e titullit.
Ky titull i jepet, pasi Luiza Gega ka lindur në Bulqizë më 5 tetor 1988. Në vitin 1990, Gega është zhvendosur në qytetin bregdetar të Durrësit. Të hënën në Bulqizë do të mbahet edhe ceremonia e dhënies e titullit.
Ajo është nderuar nga Kryeministri Edi Rama me 'Kordonin e madh të Yllit të Mirënjohjes Publike'. Ndërkohë, Luiza Gega do të shpërblehet me 10 milionë lekë nga qeveria. Ky shpërblim i akordohet sipas vendimit të qeverisë, që parashikon se për sportistët që shënojnë rekord europian shpërblehen me shumën 6 milionë lekë. Ndërkohë, për ata që fitojnë vendin e parë në kamionatin europian shumë që u akordohet është 4 milionë lekë.
Atletja shqiptare Luiza Gega u shpall mbrëmjen e së shtunës kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë. Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Gega vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda.
Kesaj duhet ti iper urdheri SHQIPONJA E ARTE...
Përgjigju