Sport

Luiza Gega del pa medalje nga Botërori i Katarit, por vendos rekord kombëtar

30 Shtator 2019, 21:49| Përditesimi: 30 Shtator 2019, 22:00

  • Share

Atletja shqiptare Luiza Gega e ka mbyllur në vendin e nëntë garën e zhvilluar në Doha të Katarit. Garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës atletja e përfundoi me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat duke vendosur një rekord të ri kombëtar.

Gega është atletja e parë shqiptare që garon në një finale të Botërorit të Atletikës. Medaljen e artë e fitoi keniania Chepkoech, pas saj u pozicionua Coburn nga Malajzia dhe e treta Krause nga Gjermania.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?