*Fjala e plotë e Luiza Gegës në ceremoninë e mbajtur në Kryeministri në nder të shpalljes së saj kampione europe në atletikë.
Sot ndjehem më e emocionuar se kurrë. Vendosa të vi pikërisht me ngjyrat kuqezi sepse ndihem më krenare se kurrë, ndoshta për aq sa arrita por doja ti tregoja Europës që edhe ne mundemi. Vijmë nga një vend i vogël por që me punë mund t’ia dalim të jemi pse jo edhe më mirë se ata. Unë në fakt dua ta nis me disa falënderim s epa to s’do isha kurrë sot, sigurisht familja ime që ka sakrifikuar vërtetë shumë, duke u mundur ti bëj krenar ato sot besoj se ia kam arritur, trajnerit tim sot nuk do isha këtu apo në majat më të larta të Europës. Faleminderit zoti kryeministër, ndihëm vërtetë e nderuar dhe e vlerësuar për këtë ditë që.. Më falni për emocionet nuk kam përgatitur fjalim por dua të them atë që ndjej. Ndihem më e vlerësuar se kurrë, s e kam ndjerë kurrë më parë dhe për këtë faleminderit. Faleminderit ambasadore që jeni sot për të ndarë këtë ditë të veçantë për mua. Faleminderit ministrja e Arsimit dhe Sportit që me ndryshimet që keni bërë në ligjin e sportit jam motivuar jashtë mase sepse sigurisht që sporti kërkon pasion, por që në fund të ditës edhe mbështetja financiare është e rëndësishme që ne të ecim përpara. Faleminderit zoti kryetar i bashkisë kurrë nuk kam ndjerë një politikan më të afërt se ju. Nuk do ta harroj kurrë mesazhin tuaj kur kam qenë në Kenia, nga një gjest njerëzore më pyete si shkon stërvitja, çfarë nevojash keni? Këtë e kam vlerësuar dhe nuk do ta harroj kurrë atë ditë, saqë shpeshherë e kujtoj edhe me trajnerin. Sporti nuk do t’ia dijë për politikë. Ne sportistët thjesht ndiejmë krenarinë e kombit tonë, duam ta bëjmë vendin tonë sa më krenar. Por, ju falënderoj, më tepër për anën njerëzore dhe gjithë mbështetjen e vazhdueshme deri më sot dhe për këtë ju çova edhe një mesazh falënderimi, sepse është vërtetë shumë i ndjerë nga ana ime.
Faleminderit ministrja e rinisë për ato fjalë të ndjera që thatë për mua. Faleminderit zoti ministër i Brendshëm, ministër i Shëndetësisë. Dua të ndaloj te Ministria e Mbrojtjes, faleminderit zoti ministër se për vitesh jam pjesë aty. Faleminderit që më keni mbështetur në këtë mision timin dhe besoj që ia kam dalë. Dua të falënderoj shokët emi, kolegët e mi, Izmirin, Brikenin, Erkandin që më keni motoivuar me sukseset tuaja dhe mbështetur si pjesë e sportit. Dua të ndaloj të presidenti i KOKSH që ka sjellë frymë të re në sportin shqiptar dhe mbështetje shumë e madhe e sportit elitar dhe për mua që nga lojërat olimpike që iu u bëtë pjesë, patëm një mbështetje që nuk e patëm kurrë më parë dhe sot e kemi.
Dua të falënderoj zv.ministrin e sportit se e ndjej më afër se kurrë. Është pasionant i sportit dhe e kam ndjerë afër. Dua të falënderoj të gjithë iu që keni ardhur sot. Qoftë federatën time, se dy aktivitetet e fundit ka qenë aty për të ndarë emocionet, qoftë kampionatin botëror, qoftë atë euopian. Dua të falënderoj edhe ata që më kanë mbështetur nga ana financiare, sponsorët kanë qenë të paktën se ne akoma nuk e kemi ligjin e sportit, por po bëhet. Zoti Kristo Naci faleminderit që ke besuar te unë, në ditë të vështira dhe të mira. Dua të falënderoj edhe drejtoreshën e klubit sportiv Tirana se ka një frymë të re sporti sot. Do isha mosmirënjohëse nëse do thoja që gjërat s’kanë ndryshuar, gjer ty kanë ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse rezultatet kanë ardhur pikërisht sot.
Unë dua të kthehem pas në kohë sepse dua të tregoj me pak fjalë sesi ka nisur rrugëtimi im që ndoshta më ka bërë të jem këtu sot. Me trajnerin pas medaljes europiane u kthyem pas në kohë kur kam marrë pjesë për herë të parë në një kampionat europian, ka qenë para shumë vitesh në Paris. Isha sportistja më e mirë shqiptare dhe sigurisht duhet të shkonte dikush që ta përfaqësonte vendin. Ishte hera e parë për mua në një kampionat europian. Dola nga fundi dhe me një diferencë. Kish a veshur ngjyrat kuqezi dhe nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Sigurisht nuk e kisha provuar dhe biseda më vonë me trajnerin ishte se unë kurrë nuk do vija më ta përfaqësoja vendin në këtë formë sepse ndjeja një përgjegjësi dhe peshë shumë ët madhe që garoja me ato ngjyra. Ndoshta s’do ta mendoja kurrë që do bëhesha kjo që jam sot, por që thjesht doja të sha e konkurrueshme dhe afër me konkurrentët e tjera. Aty ishte ndarja se çfarë do të doja të bëja unë, nëse doja ta prezantoja duhet të punoja fort për të qenë e konkurrueshme. Ishte një hap shumë i vështirë e dija që do kërkonte shumë mund, sakrificë motivim, rruga s’do ishte lehtë do stërvitesha në shi, në të ftohtë pavarësisht çdo kushti, halleve familjare, pavarësisht çdo gjëje. Filluam të bëjmë hapa, ndoshta jo të mëdhenj të sigurt. Hapa që sot pas 12 vitesh më sollën këtu. Fillova të thyej rekorde kombëtare, pastaj fillova të dominoj Ballkanin, pastaj fillova të sjellë medalje nga lojëra mesdhetare, pastaj vendi i dytë në Europë në Amsterdam në 2016. Rrugëtimi nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa unë them, kam pasur dhe shumë vështirësi, sepse sportistët ashtu siç kanë këto tirumfe, kanë edhe ato pjesën e errët, nga dëmtimet, të çojnë hapa mbrapa, por prapë vendosa për të mos u dorëzuar.
Kam pasur dhe oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e dua këtë vend, gjithmonë e kam dashur dhe kam besuar fort se do të vijojë një ditë që vendi jonë do të ndryshojë. Dhe unë sot jam krenare që ky ndryshim ka ndodhur, siç e përmendët ne kemi vërtetë gjëra për të përmirësuar por kemi ecur shumë përpara. Siç flasim për ligjin e sportit, mbështetjen e bashkisë, e kryeministrit, e KOKSH. Janë gjithë këto faktorë që mbështesin sportistët dhe shpeshherë i them trajnerit si nuk jam dhe një herë 20 vjeç ti kisha këto kushte. Ndoshta do i kisha sjellë këto rezultat por besoj se nuk është kurrë vonë. Nuk është kurrë vonë nëse do të punosh dhe do t’ia dalësh. Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Munihut. Pavarësisht se isha pretendonte se kam pasur rezultate shumë të mira këtë vit, isha koha më e mirë në Europë, kjo ishte arsyeja pse e doja kaq shumë atë medalje se doja ti tregoja Europës në atë pistë të mbushur pafund me 70 mijë veta që edhe ne mund t’ia dalim./Shqiptarja.com
Le name pz.
PërgjigjuJE NJËSH...E ORI ÇUPË-Ç'NA GEZOVE TE TERVE...TE NA ROÇ, JE GJEN I ÇMUAR I MEMES...SUKSESE NE TERE CIKLIN E JETES.
Përgjigju