Duke qenë se këto ditë më duhet ta kaloj kohën në shtëpi për aryse shëndetësore, kam luksin të humbas kohë edhe duke lexuar e dëgjuar për mënyrën se si e humbasin kohën qindra mijëra shqiptarë. Po flas për një fenomen që unë po e emërtoj si Luizeri. Bëhet fjalë për eksperimentin social BBVIP. Në fakt eksperimenti nuk po ndodh brenda në program, por jashtë. Në studion e TV-së po zhvillohet një program, ndërsa fenomeni social ndodh në shtëpi, në zyra, në rrugë, kafene, spitale, shkolla…
Produksioni kujdeset që ti hedhe turmës sa më shumë “kocka”- informacion, deklarata, video, komente, sherre për të promovuar Luizerinë…dhe turma e uritur nuk zhgënjen. Rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale të Luizit. Rreth 1 miliard klikime në tërësi për postimet e tij. Mijëra komente në çdo postim. Histeri mbështetjeje në rrjet (gra që urojnë nënën për djalin që ka dhe që luten te kenë një djalë si Luizi). Dhjetra programe televizive në media të tjera që i kushtojnë kohë, diskutime dhe komente fenomenit Luiz. Analistë e psikologë që shpjegojnë se përse Luizi qan në mëngjes dhe jo në drekë. Proteste mbeshtetese para BB. Tifozeri në rrjet. Tifozeri në vendet e punës: Me kë je ti? Po ti?
Luizi i shndërruar në model dhe të rinj që duan ti bëjnë flokët si ai. Qëllimi i një produksioni televiziv është audienca dhe BBVIP ia ka dalë për mrekulli kësaj. Por çfarë janë të tilla programe? Çfarë duhet të promovojnë ato? Çfarë modeli prodhojnë? Mbi te gjitha cfarë është dhe çfarë përfaqëson Luizi që të fitojë admirimin e shoqërisë në këtë mënyrë masive, si të ishte një hero që ndryshoi rrjedhën e një historie?
E shesin si artist, por ishte një këngëtar që e braktisi krrierën pa e nisur mirë. E shesin si diplomat te nivelit te larte, por ishte vetëm një djalosh i ri që e dërguan në Ambasadën Shqiptare në Paris, i gjetën një vend si atashe kulture e turizmi, pa asnjë meritë dhe mbi të gjitha në mënyrë të paligjshme, vetëm sepse duhej të ishte atje për të qenë pranë të fejuarës (vajza e ish- kryetares së Parlamentit atë kohë), e cila ishte me studime ne Paris. E shesin si jurist, por kishte një licencë noteri që ia hoqën autoritetet sepse nuk e ushtronte, pasi nuk kishte punë. Atëherë çfarë ka ky njeri për të qenë një model për mijëra njerëz?
Nuk e kam idene se si sillet brenda në shtëpi, sepse nuk e ndjek programin, edhe pse në disa klipe që pashë mu duk arrogant. Megjithatë këtu unë po analizoj fenomenin dhe s’po bëj socio-psikologun e programit. Pasi nuk më intereson. Personalisht nuk kam asgjë me atë njeri, pasi e mbaj mend vetëm kur këndoi njeherë në një spektakël talentesh që drejtonte Adi Krasta, dhe e ripashë tani që u bë “VIP”. Ai po luan në një show televiziv dhe mesaduket po e bën shumë mirë këtë, derisa ka prodhuar kaq shumë zhurmë. Unë nuk jam as i gëzuar e as i xhelozuar nga fama e Luizit, por unë jam shumë i shqetësuar për mjerimin e shoqërisë. Ndaj dua të pyes sërish: Çfarë vlerash duhet të ketë një njeri që të shërbejë si model për shoqërinë?
Luizeria nuk ndodh vetëm në BB. Në një jetër program televiziv, ku vajzat vishen modestisht shumë pak, u njoftua thyerja e rekordeve në Like e Share. Dhe së shpejti moderatorja njoftonte se programi do të rinisë në një format tjetër, më të nxehtë, ku protagonistët do të jenë të (zh)veshur vetëm me rroba banjoje. Kam qenë gjithmonë i prirur ta drejtoj gishin tek media si fajtore për këto produksione. Por po bindem çdo ditë e më shumë, se është turma fajtore(sinqerisht ngurroj ta quaj shoqëri këtë turmë që përbën popullin në këtë vend). Turma e keqarsimuar, e deformuar, keqedukuar, që, ashtu si në lojrat e kohes se Perandorisë Romake, rend pas Luizerisë, pavarësisht se në çfarë forme i ofrohet ajo.
Po cfare te shohesh sipas jush,dallaveret e juaja mbi politiken qe nuk dini ç flisni e çbeni...çfare,po te duket vetja intelektual i madh? Ashtu sikunder mund te shohim politike lajme filma dokumentar,ashtu mund te shohim dhe nje reality show tek e cila nuk ka asgje te keqe. E di si eshte puna? Njerzit jan te lodhur nga ju analista e politikan te qelbur qe dhe pse dilni brrockullisni neper emisione askush nuk ua pjerdh,llap llap kot.jan te lodhur dhe nga politika e korruptuar qe nga nje pastruese e deri te me i larti. Meqe e mbani veten per analista dhe qe fjala juaj mund te degjohet nga keta me lart beni ju me te miren per vendin tone neper monikera ilireka salireka edireka dhe lereni kete popull qe gjith streset e hallet qe ka per momentin ti harroj per 1 moment me luizera
Përgjigjuse ju analistat jeni me te mire.ju e katandiset kete vend qe te shikojn njerzit BB.Jeni llum qe e dini shume mire cfare zullumesh bejne politikanet dhe asnjehere nuk thoni te verteten
PërgjigjuNjerzit shohin Luizin ngaqe nuk duan te shohin njerz si ti qe nuk kane bagazhe e njohuri por duke ju lepire pushtetit ju duket vetja intelektual.
Përgjigjuketa pacavure kane mbete ne albanistan kerma te sajuara pislleqe
PërgjigjuShum i sakte shkrimi,ne gjithe shoqerin time kam diskutar te njejtat fjale si ju,njeri i fryr artificilisht nga vjehrra e tij qe kishte ne dore shum asaj kohe dhe kur ky djal nuk beri hajer atere,nuk ka per te bere as tani. Sa per shqiptaret qe e shohin si njeriu model ndodh sepse gjysma jan si ai
PërgjigjuBooo sa I hidhur. Edhe ai prape shkelqen, ti plas,????
E falënderoj per opionin Vetëm vipa nuk jan se te jesh vip duhet te behet nje emision çfarë do te thotë vip dhe te sqarohen te gjithe te pa diturit qe ulerasin
PërgjigjuO Ardi sa e ke anglishten se më duket se e ke 4 nuk di të flasësh
Ne kete rast VIP do te thot Very Injorant Person.
Mjafton te lexosh komentet dhe e kupton qe ky vend eshte i pashprese.
PërgjigjuMe gjithe respektin qe kam per ju zoti Kikia ne moshen time ne prag te pensionit e lodhur nga politika dhe shume gjera te tjera duke ju futur dhe ju analistave qe kurre nuk arritem tju njohim vertete qendrimet tuaja per Salarine, Ilirmonikine dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me me jeten tone te veshtire. kam vendosur me mire te shoh LUIZINE siq e quat ti dhe te largoj mendjen nga politika e qelbur e gjitha kraheve e vendit tone .
PërgjigjuBrravo,por kujt tja thuash.Mentor Kika dhe shum analist te tjer ndjehen “xheloz” se nuk jane me kryefjala e dites me ato temat e tyre tpavlera,jo terhjekse kshuqe rreagojne ne kete menyre ????
Pershendetje "gazetar" me vjen keq per shendetin tuaj dhe uroi qe te marresh veten! Nuk e kuptoj pse gjithe kete urrejtje per nje djale te ri qe po bene nje loje aty brenda,gjykoni nje njeri qe ka nje fakultet te kryer,ka nje ze brillant, ka shume bagazh mbas vetes . Pse nuk merrni shembull njerez qe nuk ka bere asgje ne jeten e tyre po nje djale te ri qe per arsyet qe nuk e dini as ju as ne e ka lene karieren(kengen) per gjysem!Ky djale ka hyre aty qe te vazhdoj me karieren e tij,ky djale ka hy aty te tregoi se ka vlera dhe ato do vazhdoj ti percjell edhe te publiku,ky djale po jep shembull qe njeriu nuk duhet te dorzohet,se jeta eshte sfide dhe duhet te lufohet.Ate po bene ky sepse eshte shume po shume i zgjuar e ndoshta kjo zgjuarsi e tija po ju pengon juve e shume te tjereve. Perkraheni njerezit intelegjent e me vlera,jo anti vlerat sepse duke i perkrahe ato jeni ku jeni! Me Respekt!
PërgjigjuPo e ka lene karrieren se ska zë prandaj. Se ke degjuar kur kendon si i ngjirur??
E pergezoj per shkrimin une mendoj perveç atyre lojtareve (vip ???) por ne vleresimin tim problemi eshte se si nje media mund te manipuloje ne menyre te mamoralshme nje shoqeri te tere.
PërgjigjuNuk Dua te shaj as nje por na myten kurvat dhe meshkujt mbajne vendin e pare
PërgjigjuO Akull. "Shkriju" dhe kuptoje shkrimin e Kikise. Vete BB thote se eshte nje loje, pra ne pjesen me e madhe ato shtiren.
PërgjigjuZ.Kikia edhe une po gjeje 2 minuta me te shkru ty e shokeve te tu,per Luizin dhe per punen tuaj si xhobvenes bythlepires ju pseudo analiste nga njera studio ne tjetren qe mendoni se po na e beni jeten me tr bukur duke na tregu se kush eshte i miri e kush eshte i keqi,keni harru se na jeni bo si buka 40 lekshe dikure na jeni bajate smund tju shoh me mire nje djale prodhim i 30 viteve te fundit se sa nje si ti i ardhur nga dy bote dhe i ngelur bythlepires…
PërgjigjuEdhe ti që i ke kushtuar këtë palo koment, pjesë e po kësaj turme je... edhe ti ke ndjekës, dhe unë që as nuk e duroj dot si emision, vi e lexoj një budallallëk tëndin kushtuar budallallëkut të dikujt tjetër, duke shënjestruar turmën... një gazetari të mirë, nuk i ka hije... ti e di më mirë nëse je një gazetar i mirë
PërgjigjuNje perspektive shume e sakte! Pervec te tjerash, nuk eshte vetem media qe nxit kohet e fundit, jane perdoruesit e rrjeteve sociale qe perdorin figuren e dikujt si menyre marketingu, “VIP”-at qe e perkrahin nga jashte dhe bizneset qe e permendin po ashtu per te fituar kliente, dhe populli si konsumator i painformuar dhe i pa vetedijshem adhuron figuren e personit te glorifikuar. Njesoj sic adhuronin dikur diktatoret. Nje adhurim qe do zgjasi vetem pak muaj se pastaj do nisi nje edicion i ri i formatit ne fjale.
PërgjigjuMentori deshiron te faktorizohet pas gjithe analizave te nxitura sipas modelitt mcgonigal... qesja e zeze analiza e bardhe... ikni nja 10 vjet nga ky vend qe te pastroheni nga mekatet e analizave propagandistike... ptyyy
Përgjigjuo popull ididot, as njeren as tjetren as luizin as politiken, lexo nje liber, meso nje gjuhe te huaj, luaj nje loje futboll ose basketboll ne darke me miqte, ja dil e vrapo jeto shendetshem ja kete te beni o popull berishian dhe ramalog te deshtuar. o sa mire me qen shqiptar futjani edhe nje gote raki tjt tek kafja e lagjes te mbaruar
PërgjigjuO kur foli ky o i prapambetur ti nuk di asjërën nga kto boll harxhove kohë hahahahah
Exactly ????????????????
Te lumte goja shyqyr pashe dicka te sakte online. Mendova se isha vetem ne kete llum. Skomentoj asnjehere neper artikuj, por me bere te konentoj. Bravo.
PërgjigjuME MIRE TE SHIKOSH LUIZ MBRETIN SE DEGJON NJE BATUTE NJE HUMOR SE SA TE ME MERRESH ME HAJDUTET DHE MASHTUSIT CDO DITE.
PërgjigjuTI ANNA ME DY N QENKE NJE INJORANTE MODERNE
Kikia,kam patur respekt per ty,por me kete shkrim tregon se sa i njeanshem je dhe sa lire “shitesh”. Pse nuk thua qe te pelqeka modeli i Oltes ti o “gazetar” kazani…!? Luizin nuk e njoh dhe ne fillim bile kam thene c’eshte ky qe genjen ate te cilen e dashuronkerka..!? ( per Kiaren) Por nga ky moment me shtyu te shoh eksperimentin ne “laboratorin” e Top Channel te quajtur “Big Brother”. Sigurisht pashe diferenca te medha nga Big Brother-i i pare nga ky i sotmi. Pashe dhe konkludova se niveli i shoqerise tone eshte ne degradim dhe se modelet negative promovohen me shume se gjithcka,ku vip mund t’u beke edhe nese ske lexuar asnje liber shkolle qe ne moshen 15 vjecare( Tea). Por ate qe pashe une dhe se ka pare Kikia ,eshte se modeli me i mire dhe me popullor ne ate shtepi qe e duan shumica e shqiptareve,por qe u dashurova dhe une,packa se dikush si Kikia ma paraqiste “negativ”,eshte Luizi. Pse!? Ja ta argumentoj. Ai promovon punen. Ai promovon dashurine. Ai promovon kengen shqiptare dhe jo ate tallava. Ai promovon bujarine,besimin,sinqeritetin,besnikerine,guximin,inisiativen,humorin,respektin e ndersjellte,gjithcka pozitive. Mbi te gjitha ai per mua eshte “ambasadori” i opozites reale ndaj shoqerise tone ne degradim dhe qe ne miniature perfaqesohet brenda shtepise. 1-Ai i cjerr masken intriges dhe manipulimit dhe te gjithe atyre qe hiqen se çoç qenkan,por nuk jane asgje dhe askushi,qe perfaqesohet nga Olta. 2-Ai eshte parimor ndaj njerezve servil ,dallaveraxhinj dhe dallkauk dhe ata “i godet forte “ me qendrimin e tij te admirueshem .Dhe te tille “goditje” ia dha “Uriah Hipit” te shtepise ,Armandos,i cili e perfaqeson mire kete kategori njerzish. 3- Ai mban qendrim te prere ndaj viktimizimit qe banor te caktuar ne kete shtepi e kane perdorur,ashtu sic ndodh rendomte sot ne jeten reale. Te tille kane qene Olta,Diola,Dea,Armando,Valbona e ndonje tjeter. 4- Ai eshte ironik,sarkastik,ndaj njerezve snobiste dhe qe nuk kane asnje lidhje me vlerat e jetes reale ,qe ne shtepi perfaqesohet nga Kristi . 5- Ai ben humor dhe te ben per te qeshur,se e ka ne maje te gjuhes magjine shkodrane te humorit dhe po me humor ,ai thumbon,godet,luan dhe kur ndokush e merr per personale edhe pse ai thote ne kuader te lojes,”hienat” e shfrytezojne,qe edhe pse ato i kthehen me fyerje e kercenim atij,ai eshte stoik dhe i ironizon me keqardhje per ngushtesine e tyre te varfer shpirtrore,ngaqe nuk e perballojne dot dhe si dalin nga vetja,”e akuzojne”. 6- Luizi brenda ne shtepi ka gjetur dashurine me Kiaren dhe nuk e di pse “nuk i pelqen” zotit Kikia kjo,qe eshte gjeja me e bukur qe ai ka dhuruar ,duke nxjerr ne pah bukurine shpirtrore te atij njeriu. Cfar ka modeli “luizmit”negativitet ketu qe s’te pelqen..!? Pse!?Na thoni nje model te menyres tende se si njeriu mund te dashurohet,,!? Te “pelqen dashuria” e Amosit me Dean,qe e mbajten aq sa e mbajten veten ne loje,apo kjo e Kristit me Keis,qe vet Kristi i thote Oltes e Armandos,-“se skam cfar te bej tani dhe..” Juve ju pelqejne njerez qe tjeter thone e tjeter bejne,pra njerez hipokrite,si Olta,Dea,Tea,Kristi,Armando,Amos ..etj!? E pra zoti Kikia,keta modele e prishin shoqerine e sotme,jo Luizi qe eshte modeli i shumices dhe jo i pakices qe ti deshiron. Nuk eshte Kiara qe duhet te dale nga ajo shtepi psh,qe perfaqeson vajzen qe do t’a donte cdo mashkull dhe cdo prind per djalin e tij,se eshte solare dhe nuk luan ne asgje,por tregon se eshte vetvetja edhe pse “hienat” ne ate shpi qe viktimizohen nga njera ane nga “bulizmi”dhe debatet “pa bereqet”,por nese Kiara as nuk bulizon ,as nuk hyn ne keto debate,argumntet per t’a nxjerr ate nga shtepia,jane nga keta banore,se ajo nuk “aktivizohet shume ne debate”,pra i bie ne grindje.se keshtu i bie .. Dhe kjo kategori banoresh jane pikerisht ata qe bejne vetem zhurmusin neper shpi dhe s’thone asgje,se vetem grinden dhe s’dine te debatojne,apo komunikojne me publikun dhe ankohen se ska debate konstruktive,kur Kiara komunikon pikerisht me publikun dhe jo me “pislliqet” e tyre. Ata thone,se jane futur ne ate loje per te luajtur dhe kur nuk u pelqen e marrin personale dhe viktimizohen dhe kur duan te justifikohen ,thone jemi ne nje loje. Konkluzioni,ky “Big Brother”,ka nxjerr nje lojtar te fuqishem ne loje ,qe eshte shume inteligjent,qe ka nje humor ne maj te gjuhes,qe dashuron me pasterti para miliona shqiptareve,qe ben loje te sinqerte,eshte i drejtperdrejte dhe iu çjerr masken kujdo qe perfaqesojne “te keqen” ne ate shtepi ne menyren me te bukur. Z.Kikia! A ka model me te mire ne “Big Brother” ,se Luizi..!? Shqiperia,do te deshironte te kishte me shume modele si Luizi ne Shqiperi,se sa modelet “e hienave,cakalleve,çiauave..” etj qe i shohim ne ate shtepi,por dhe ne jeten e perditshme. Dhe jane kjo pakice “kafshesh” qe i ka zene frymen shoqerise sone dhe jo Luiz Ejllli,qe si do te perfundoje ajo loje,ai eshte fituesi moral i ketij “Big Brotheri”.
PërgjigjuShkrimi i zotit Kikia eshte i goditur dhe sinteze e programeve televisive tek ne.Jane programe pa nivel e kulture.Keto programe nuk i sherbejne askujt,vec atyre qe i kane programuar.Perpiqen te bejne shou,por ne fakt bejne te kunderten!!...
Jam dakort me te gjitha qe keni oershruar me lart, ai djal i ka gjithe ato veti te mira. Zotni Kika préféron modelin e Oltes kur nuk e perballon viktimizohet si shum te tjere qe e perdor en viktimen. Nje popull i tere qenka qerruar, vetem Kika e shikon ndryshe se po ju nzjerr masken ktyre hijenave qe jane me shumic. ???? E
I totally agree with YOU!
se ke kuptuar cfare ka dashur te thote
ndërro kanal dhe mos lexo portalet po nuk të pëlqeu Luizi
PërgjigjuHahaha shum të drejtë ke shyqyr ka vetëm 10% që mendojnë ndryshe se po të kishte më shumë e mori lumi shqiprin
Ti Mentor ke frike nga liria....po nuk ke pare gje ende! Pas ca ditesh Luis-ziu do te heq breket fare dhe as Zhozefina uk ka cfare ti beje!
PërgjigjuMentor Kikia ma me shiku Luizin qe eshte nje kakareç se sa me te ndygjy ty me Andin e compani qe çmendet shqiptaret me budalleqet e debatet tuaja politike qe vetem debate nuk jane por jane shantazhe per ndoj leke.
PërgjigjuO dea motrën,foli kjo me shkoll ore pjesa më madhe që komenton në favor të luizit eshtë me shkoll të lart ti që je me diplomë gjimnazi rri aty se për analfabetizmit je e para
Kanali ka humbur identitetin dhe po promovon anën me negative te shoqërisë mjafton qe ato vetëm te marrin klik. Ju rehat thoni ndërroni kanalin ,po ne paguajmë taksat për këtë kanal per te na afruar emision edukuese e argëtues.jo Gënjeshtra, fyerje, intriga dhe kjo sipas jush duhet dhe të promovohet
U mundove te tregosh nivel te arsimuar ti duke hedhur poshte nivelin e nje djaloshi .Nuk mund te thuash per Luizin qe kendoi vetem te ethet .Fitoi festivalin dhe kedoi nu Euro Song .Qe sot eshte nje nder kenget me te preferuara zoteri.Pse nuk i thua keto?Mos u lodh kot te hedhesh poshte figuren e nje djaloshi ne rritje .Ne fakt edhe ty nuk njihesh per ndonje gazetar qe te te merren parasysh fjalet .Sa turp te degjosh keto fjale????♂️
Me mire luizeria se shkerllatocraciareport tv
Cuditerisht te gjithe fansat e Luizit kane nje gje te perbashket. Jane analfabete