Fituesi i “Big Brother Canada” Kevinb Jacobs dhe Luiz Ejlli

VIP & Spektakël

Luizi apo Dea do të jetë finalisti i parë? Fituesi i “Big Brother Canada” tregon se kë mbështet

20 Prill 2023, 14:13| Përditesimi: 20 Prill 2023, 14:25

  • Share

Finalja e “Big Brother Vip” po afrohet gjithnjë e më shumë, e në këtë pikë të lojës të gjithë po bëjnë mirë llogaritë për ti bërë vend vetes si finalistë, mirëpo rrethi sa vjen dhe ngushtohet dhe të shtunën do të zbulohet emri i finalistit të parë.

Në spektaklin e shkuar banorët me votat e tyre nxorën kokë më kokë në nominim për një vend në finalen e madhe Luizin dhe Dean, të cilët janë 2 banorët që janë në shtëpi që nga dita e parë.

Të gjithë po flasin se kush do të shpallet finalisti i parë, mirëpo për fituesi kanadez të formatit Big Brother Kevin Jacobs, Luizi është i perzgjedhuri.

Ai nuk heziton ta mbështes asnjëherë Luizin, dhe në këtë nominim të fortë ka kërkuar nga publiku që të votohet këngëtari shkodran.

Gjithastu ditën e djeshme Luizi u shpreh i vendosur se shpallet finalisti i parë e nëse del e kundërta sipas tij ai largohet nga shtëpia.

Teksa po bisedonte me Kristin dhe Dea Mishelin, këngëtari tha se do e linte lojën nëse kjo e fundit del finalistja e parë.

E pyetur nga Dea se pse do e bënte një gjë të tillë, Luizi u shpreh se ‘e sheh të dobët’ atë.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?