Luiz Ejlli duke folur me Jorin

VIP & Spektakël

Luizi i kërkon llogari Jorit: A the që je krahu im i djathtë? Pse nuk bën çfarë them unë?

30 Mars 2023, 13:56| Përditesimi: 30 Mars 2023, 13:57

  • Share

Luizi i ka kërkuar llogari Jorit për votimin e liderit të shtëpisë së Big Brother VIP. Modelja votoi Deamishelin por në fakt Luizi i kishte thënë të zgjidhte emrin e Fotinisë. Këngëtari e pyeste me pretendimin se Jori i kishte premtuar që do të bëhej krahu i tij i djathtë.

“A the që je krahu im i djathtë? Pse nuk votove Fotininë por Dean. Nuk u bëre krahu im i djathtë për të prerë vetullën apo për të bërë gjellë”, tha Luizi.

Teksa duket i zhgënjyer, Luizi tha se Olta dhe Dea kanë synim të nxjerrin jashtë banorët e rinj, cka bën Jorin të rrezikuar.

Sipas tij, Dea po bën lojën e Armaldos, duke qëndruar një herë me të, e një herë me Oltën, në interes të lojës së saj.

Jori tha se ajo e mban fjalën por ia kishte premtuar Deas. Ajo e pyeti Luizin që përse ai nuk e sqaroi këtë gjë më parë, por Luizi tha se mendoi që Jori e kuptoi mesazhin e tij.

Komento

Komente

  • inna: 30/03/2023 22:03

    LUIZ KAMPJONI FITORE.

    Përgjigju
  • Ledina: 30/03/2023 14:03

    Big Brothers Vip duhet te mbyllet urgjentisht. Pse qysh e tek, nuk ia vlen te diskutohet sot, kemi 3 muaj qe degjojme llomotitje te nje grupi dembelesh, llafazanesh, intrigantesh e injorantesh.

    Përgjigju
    • He Pra: 31/03/2023 10:04

      Ledina , po nuk te detyron kush ta shikosh moj Ledina.Per llafazane, injorante,intrignate, kemi parlamentin te mbushur plot..dhe ca si ti qe te shqetson big brother me shume se sa budallenjt dhe hajdutet e e parlamentit.

    • Albania: 30/03/2023 19:40

      Po pak a shumë si ti ????????????

    • joker: 30/03/2023 14:21

      BRAVO

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?