VIP & Spektakël

Luizi këshillon Oltën: Keisin mos e përdor për lojën kundër Kristit, mendo për familjen e saj

18 Mars 2023, 16:00| Përditesimi: 18 Mars 2023, 16:05

  • Share

Duke qenë Kristi dhe Keisi i kanë dhënë fund marrëdhënies, Olta tashmë ka terrenin e lirë të akuzojë Kristin se e ka shfrytëzuar Keisin. E kështu ka bërë.Ndërsa Luizi ka këshilluar Oltën që të mos përdorë Keisin.

Mëngjesin e sotëm ajo nisi me akuza ndaj Kristit, deri në momentin që bisedoi me Luizin. Ky i fundit, e mori veçmas pranë pishinës dhe e këshilloi që të mos e përmendë më Keisin, pasi preken familjarët e saj, e sidomos Sabiani. Për çudi, Olta ia dëgjoi këshillën.

Biseda mes tyre:

Luizi: Vije veten në vend të tij. Dëgjon në lajme që Kristi ia ka shfrytëzu vajzën, se del keq. Mendo për ato prindër që janë duke e parë. Nuk është objekt.

Olta: Jo nuk është puna aty, ai ka gënjyer që ka një marrëdhënie me atë jashtë.

Luizi: E di po nuk është mirë me ja zgjat. Nuk po them për Kristin për mëshirë, atij bjeri sa të mundesh. E them për Keisin. Mos e përmend. Për respekt.

Olta: Do dali ai, ia kisha rujt për ditën e fundit.

Luizi: Keisin mos e përdor, se është gjynah, Keisi vetë dhe familja.

Olta: Dhe ti mos e përdor, mos më manipulo mua kështu.

Luizi: Atij bjeri sa të duash.

Olta: E mbylla, e mbylla.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?