Mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe gazetarit Bledi Mane po krijohen raporte të tensionuara kur ka mbetur më pak se një muaj deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania.
Një debat mes tyre ka ndodhur edhe gjatë natës së spektaklit të së martës (11 prill) teksa po flisnin për sjelljen e Ronaldo Sharkës ditëve të fundit.
Ronaldo ka krijuar situata të ndryshme me një pjesë të madhe të banorëve, por debatet kryesore i kishte me Bledin dhe këngëtaren Nita Latifi.
Teksa këto po diskutoheshin në spektakël situatat e ndodhura gjatë javës, një tjetër debat nisi në mes të Luizit dhe Bledit.
Bledi nisi bisedën duke i thënë se tre banorët e rifutur Efi, Kiara dhe Ronaldo janë ‘Matryoshka’ (kukulla Ruse) të Luizit.
Pas kësaj ka ndërhyrë Luizi duke i thënë se është një njeri pa karakter dhe identitet ndërsa tha se është i gatshëm të debatojë me të pa i ikur atyre.
“Pikën e fytyrës nuk e ke, karakter nuk ke, identitet nuk ke, je kokrra e burracakut, çfarë ke me mua ja ku me ke, po e përsërit vetën, fyen gjithë javën kërkon falje në Prime”, i tha Luizi.
Në anën tjetër, Bledi iu kundërvu duke i thënë se këngëtari është një person i lodhur si në lojë si në jetë.
Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet më 6 maj, banorët janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh