Dea Mishel, Kristi dhe Luizi ne oborr

Luizi pretendon se Kristin dhe Efin i ka çuar ai në finale, Deamishel: Pse nuk çove Kiarën

4 Maj 2023, 17:25| Përditesimi: 4 Maj 2023, 17:36

  • Share

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli duket se nuk do ndalojnë kurrë së debatuari me njëri-tjetrin edhe pse janë në fund të rrugëtimit të tyre të gjatë dhe pak hapa larg finales.

Ditën e sotme Luizi për të disatën herë ka shtruar pyetjen se si arriti Deamishel në finale, pasi sipas tij, ajo ka patur vetëm 3 situata në shtëpi dhe asgjë tjetër.

Mirëpo kjo e fundit nuk e ka lënë pa kundërpërgjigje dhe kritike si gjithmonë ndaj lojës së Luizit, ajo i tha këngëtarit se është skeptike për të njëjtën gjë në lidhje me mënyrën se si ai vetë ka ardhur deri në finale pasi sipas saj ai ka  luajtur shëmtuar dhe në mënyrë abuzive.

Më tej tema e debatit të tyre është zhvendosur në lidhje edhe më banorët e tjerë, për të cilët Luzi Ejlli tha se kanë mbërritën deri në finale si pasojë e ndikimit të tij dhe si pasojë e situatave që ai ka krijuar gjatë kësaj kohe, duke i përfshirë ata në lojë.

Këtë bisedë ai po e bënte me Deamishel, ndërsa kjo e fundit tha se Efi dhe Kristi kanë mbërritur me forcat e tyre deri në finale.

Ajo madje e pyeti Luizin se përse ai nuk zgjodhi të merrte Kiarën në finale, por ai tha se Kiara nuk kishte dëshirë të vinte, ndaj ai zgjodhi Kristin dhe Efin, sepse ata të dy e meritojnë.

Sa i përket lojës së Luizit, Dea tha se sjellja e tij brenda në shtëpi, reflekton sjelljen jashtë shtëpisë. Ky i fundit tha se çdo situatë dhe sjellje brenda në shtëpi është në kudër të lojës

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • hena: 05/05/2023 13:35

    ore luiz lere kristin se kristi ka shume men vete po shiko veten menaxhoje mire se je ne kohe lere kjaren e leshin se dhe ajo seshte ne terezi per vete, shiko veten tende se nuk te shikon njerei me me ka manitur kristi me porosite qe te dha sikur te ishte prindi jot mos u rrembe nga fama e nga kjara.po e menaxhove fitove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?