Opinionisti Arbër Hajdari, ka folur në lidhje lojën e këtij edicioni krahasuar me atë të një viti më parë. Ai foli edhe në lidhje me deklaratën e Luizit “që do të largohet nga shtëpia nëse do të eliminohet Kiara. Ai e sheh si hipokrite krahasuar me deklaratat e mëparshme të tij.
“Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe agresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten. Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale. Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim. Është po i njëjti Luizi që para dy javësh thoshte që unë do të fikë dritat e kësaj shpie. Mendoj që Luizi u kujtua shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën”, tha Arbër Hajdari.