Luiziana-SHBA/ Gjashtë viktima si pasojë e uraganit 'Laura'

28 Gusht 2020, 11:54| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 12:55

  • Share

Gjashtë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale janë shkaktuar në Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura goditi vendin.

Guvernatori, John Bel Edwards, tha në një konferencë për media se Luiziana kishte "pësuar një dëm të madh", dhe jetërat e mijëra banorëve janë "kthyer përmbys".

Ekipet e kërkimit mund të gjejnë më shumë viktima, ndërsa po zhvillohet operacioni i pastrimit të vendit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, planifikon të vizitojë zonën së shpejti për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani.

"Doli që ne patëm pak fat", tha Trump, duke shtuar se “uragani ishte shumë i fuqishëm, por kaloi shpejt".

Uragani Laura mbërriti të enjten në mëngjes në jug-perëndim të Louisiana, duke u shndërruar në stuhi të rrezikshme të kategorisë 4.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se epiqendra e stuhisë është disa kilometra larg Portit Artur në Teksas dhe se ajo ka shkaktuar tashmë erëra me fuqi prej 240 kilometrash në orë. 

Laura dhe një tjetër stuhi, Marco, ditë më parë, goditën Karaibet, duke vrarë 24 njerëz.

Komento

Komente

  • Meti Tirane: 28/08/2020 16:07

    Une shpresoj se po, pasi nuk munde te vijne më ne parlament njerz me rekorde kriminale, sikur kane qene keto 7 vite, trafikante droge te denuar ne shtete te tjera apo te akuzuar per pastrim parashe tej...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?