Misioni i Cristiano Giuntolit në Londër ka objektivin kryesor zgjidhjen e çështjes Lukaku. Sipas Corriere della Sera, përfaqesuesit ligjor të belgut kanë njoftuar Juventusin se janë të gatshëm të presin deri në fund të kësaj jave. Megjithatë përpara se të blejnë sulmuesin belg, te Juventus duhet te zgjidhje për çështjen “Vlahovic” për të cilin bardhezinjtë kërkojnë 70-80 milionë euro, nga të cilat 40 mln do të investoheshin tek Lukaku.
Deri tani as vete Chelsea dhe as PSG nuk janë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro për serbin, e në këto kushte drejtuesi bardhezi Giuntoli ka një tjetër plan; ta marrë Lukakun nga Chelsea në huazim me të drejtë blerje për 40 milionë euro.
Vetëm kështu Juventus do të ketë kohë në dispozicion për të shitur Vlahovici. Në këtë rast duhet bindur Chelsea që dëshiron ta largojë Lukakun ose me shitje përfundimtare ose huazim me detyrim blerje.