Mungon vetëm zyrtarizimi, por Romelu Lukaku mund të cilësohet pa frikë si rikthimi i madh te Inter vetëm pas një sezoni te Chelsea, klubi që verën e shkuar e bleu për 113 milionë euro. Mediat në Itali dhe Angli, por mbi të gjitha gazetari më ekspert i merakatos Fabrizio Romano saktëson se zikaltërit kanë arritur marrëveshjen për huazimin 1-vjeçar.
Për Chelsea-n do shkojnë 8 milionë euro plus 4 të tjerë në formë bonusesh, ndërsa nuk ka asnjë klauzolë për blerje përfundimtare. Ishte dëshira e madhe e futbollistit për t’u rikthyer në Milano pas sezonit të dobët në Premier League. Për t’u bashkuar me ekipin ku u shpall kampion 28-vjeçari hoqi dorë nga rroga 12 milionë euro në sezon, pasi tani do marrë 8 milionë euro.
Vizita mjeksore Lukaku do t’i kryej javën e ardhshme, ndërsa më pas do bëhet edhe zyrtarizimi. Sot ndërkohë është rradha e Mkihtaryan që të kryejë testet, ndërsa ka firmosur një kontratë ku do fitojë 4 milionë euro në sezon te Interi. Një ditë më parë klubi rinovoi kontratën me trajnerin Inzaghi, i cili do jetë pesë e zikaltërve deri në qershor të 2024.
Inter gjithashtu po negocion edhe me merkaton në dalje, pasi Skriniar mund të përfundojë te Paris SG. Klubi i sheikëve deri më tani ka ofruar 60 milionë euro për sllovakun, por italianët duan 70 në tavolinë për të nisur negociata. Për lojtarin është gati kontrata deri në 8 milionë euro në sezon. Në ditët e ardhshme pritet të arrihet edhe marrëveshja, teksa Skriniar pritet të zëvendësohet nga Bremer.