Sport

‘Lukaku shkon në luftë për Conte-n’, Casano: Derbi u luajt nga vetëm një skuadër

23 Shtator 2019, 18:45| Përditesimi: 23 Shtator 2019, 18:46

  • Share

Interi la pas zhgënjimin në Champions në mesjavë kur të shtunën mposhti në derbi Milanin me rezultatin 0-2. Një trepikësh që pavarësisht se ishte ndaj një rivali të përjetshëm më shumë vlen për renditjen kur shikon se zikaltërit gjendem me pikë të plota pas 4 javësh.

Për këtë ecuri, por edhe për rezultatine  derbit ka folur në ‘Tiki-Taka’ Antonio Casano, ish-futbollisti i dy klubeve dhe një tifoz i deklaruar i Interit. Konkretisht për 90 minutat në ‘San Siro’ Casano ka deklaruar:

“Ishte një ndeshje e bukur, por vetëm nga një anë, jo nga ana tjetër. Kishte shumë diferenca në personalitet dhe ritëm loje, por jo në lojën e zhvilluar. Interi ka atë që Konte dëshiron, të presosh dhe të luash me 1000 kilometra në orë. Konte është trajneri që e dëshironte kaq shumë Lukakun, pavarësisht çdo kostoje. E mori te Interi, dhe Lukaku është lojtari klasik që mund të shkojë në luftë për Konten. Goli? Ishte një gol fantastik, dhe Milani nuk mund të pësojë kur ka 5 lojtarë ndaj një.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?