Tifozët e Juventusit janë kundër klubit, duke protestuar që Romelu Lukaku mos firmosë me bardhezinjtë. Pas ndeshjes që "Zonja" fitoi 8-0 me të rinjtë Juve Next Gen, tifozët pushtuan fushën duke kënduar në kor kundër sulmuesit belg. "Ne Lukakun nuk e duam", këto ishin fjalët e tyre, që protestën nuk e lanë vetëm në rrjetet sociale.
E sigurt është se tifozët e Juventusit vërtet nuk duan të dinë për 30-vjeçarin nga Antëerp. Në orët e fundit, mbështetësit e "Zonjës së Vjetër" kanë dashur të bëjnë të ditur qartë dhe pa mëdyshje mendimet e tyre për shkëmbimin e mundshëm mes Lukakut dhe Vlahovic.
Juventusi kërkonte 35-40 milionë euro dhe Lukakun, për të lënë Vlahovic të lirë, ndërsa Chelsea bllokoi këtë formulë transferimi. Pas protestave të tifozëve, duket se edhe bardhezinjtë do fillojnë të reflektojnë, me ish-sulmuesin e Interit që ka mbetur mes katër rrugëve.