Konflikti në Ukrainë mund të ishte shmangur dhe "mund të ndalet tani", tha presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cituar nga agjencitë ruse.
Lukashenko në një intervistë me gazetaren ukrainase Diana Panchenko, tha se ekziston mundësia për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të diskutuar gjithçka, duke përfshirë Krimenë, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk.
"Unë mendoj se ky është një parim klasik i diplomacisë. Ekziston mundësia për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të diskutuar gjithçka, duke përfshirë Krimenë, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk. Gjithçka duhet diskutuar. Ne ulemi dhe vendosim një axhendë”, tha Lukashenko.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Turqia paralajmëron Moskën: Nuk ka përshkallëzim në Detin e Zi! Lukashenko: Lufta mund të ishte shmangur dhe tani mund të ndalet!
S.S/E.H/ReportTv.al