Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka vizituar një bazë ushtarake ku janë vendosur trupat ruse në vendin e tij. Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë bëri me dije se gjatë takimit të Lukashenkos me përfaqësues të ushtrisë ruse u diskutua mbi stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis dy shteteve.
“Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.
Minsku tha të enjten se do të marrë më shumë armë dhe pajisje nga Rusia.
Ky bashkëpunim midis dy vendeve rrit mundësinë që Moska të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulmet nga pjesa veriore e saj.
Minsku ka mohuar se dëshiron të hyjë në luftën kundër Ukrainës, por Rusia kishte përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin më 24 shkurt, por ndërkohë Moska vazhdon ta përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për të kryer sulme me dronë dhe me raketa, kjo e konfirmuar edhe nga Kievi.
Lajmi kryesor:
Dështon armëpushimi në Ukrainë, Kievi: Forcat ruse vijuan luftimet në rajonin e Kramatorskut! Moska: Ushtria ukrainase bombardime me mortaja e artileri
F.D/ReportTv.al