Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko

Bota

‘Rrëmbimi’ i avionit dhe arrestimi i gazetarit, reagon për herë të parë Lukashenko: Perëndimi po më bën një luftë hibride, kanë tejkaluar çdo kufi

26 Maj 2021, 14:45| Përditesimi: 26 Maj 2021, 15:32

  • Share

BJELLORUSIPresidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, tha se gazetari Roman Protasevich, i cili u arrestua në Minsk, ishte duke komplotuar një rebelim të përgjakshëm dhe ka akuzuar perëndimin se po i bëjnë një luftë hibride.

Kjo ishte deklarata e tij e parë pas urdhrit të tij për “marrjen peng” të avionit Ryanair dhe arrestimit të Protasevich.

Siç e kishim parashikuar, keqdashësit tanë nga jashtë dhe brenda vendit ndryshuan metodat e tyre të sulmit ndaj shtetit. Ata kanë tejkaluar çdo kufi, kanë “braktisur” logjikën dhe moralin njerëzor.", shprehet ai. 

Çfarë është lufta hibride?
Lufta hibride dhe kërcenimet që vijnë nga ajo, janë kombinim i teknikave ushtarake dhe jo ushtarake, siç janë ta zëmë operacionet e fshehta dhe të hapura operative, përfshirë propagandën, dezinformatat e ndryshme të shprehura me lajme false, të aranzhuara dhe të përpunuara enkas për të dezinformuar e të njohura si ‘deep fake’ , sulmet kibernetike, presionet e ndryshme ekonomike, sabotazhe, dislokime të personelit ushtarak dhe jo ushtarak etj.

Bashkimi Evropian ra dakord ditën e djeshme, që të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të  27 vendeve të BE nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.

Bjellorusia i është nënshtruar edhe më parë sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe SHBA, kur Lukashenko ka “goditur” ka goditur protestat pro-demokracisë pas zgjedhjeve të 2020, por “rrëmbimi” i avionit me qëllim arrestimin e një gazetari është një ngjarje edhe më serioze.

Si u arrestua gazetari opozitar Roman Protasevich?
Arrestimi i Roman Protasevich erdhi tre ditë më parë, teksa ai po udhëtonte me 170 pasagjerë të tjerë nga Athina drejt Lituanisë. Por shumë shpejt destinacioni ndryshoi, pas alarmit të rremë për bombë nga agjentët sekretë bjellorus, të cilët po udhëtonin në të njëjtën avion me gazetarin.

Si pasojë e këtij alarmi avioni Rynair, është ulur në Minsk dhe sapo Protasevich ka dal prej tij, policia bjelloruse e arrestoi atë.

Protasevich flet nga burgu!
Gazetari opozitar i Lukashenkos në një video të publikuar nga mediat qeveritare, ka folur për herë të parë lidhur me burgimin e tij dhe kushtet në të cilat ndodhet, duke thenë se personeli po e trajton në përputhje me ligjin dhe nuk po i ushtrojnë dhunë fizike. Ai gjatë videos ka pranuar gjithashtu se është iniciatori i shumë prej protestave masive kundër Lukashenkos vitin e kaluar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?