Ashtu edhe siç kishte premtuar Lukashenko, mercenarët e Wagner-it kanë hyrë në Bjellorusi. Mediat shkruajnë për një stërvitje të përbashkët mes këtyre trupave dhe forcave të armatosura të Bjellorusisë
Një autokolonë e madhe me luftëtarë të ushtrisë private 'Wagner' u pa duke hyrë në Bjellorusi nëpërmjet Rusisë, raportoi një grup monitories, transemton Zeri i Amerikës. Ky zhvillim vjen pasi ministria bjelloruse e Mbrojtjes njoftoi se planifikonte që mercenarët dhe forcat e armatosura të këtij vendi, të kryenin stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe se mbi këtë çështje kishin hartuar edhe një udhërrëfyes.
Të paktën 60 kamionë, autobusë dhe automjete të tjera të mëdha, hynë në Bjellorusi, shoqëruar nga policia bjelloruse.
Grupi MONITORUES, nuk tregoi foto apo video të automjeteve, por tha se ato kishin targa nga zonat e pushtuara nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainën, ku mercenarët e 'Wagner-it' luftuan së bashku me trupat ruse, deri në para reblemit jetëshkurtër kundër Kremlinit, muajin e kaluar.
Imazhe satelitore të analizuara nga 'Associated Press' këtë muaj, treguan rreshta strukturash të ngjashme me tenda, që dukej se ishin ndërtuar në bazë, mes 15 dhe 30 qershorit.
Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha në atë kohë se Minsku mund të përdorte përvojën dhe ekspertizën e Wagner-it dhe se ai u kishte ofruar luftëtarëve një "njësi ushtarake të braktisur" për të ngritur kampin.
Më 23 qershor, themeluesi dhe udhëheqësi i grupit 'Wagner, Yevgeny Prigozhin, urdhëroi luftëtarët e tij të linin kampet e tyre në Ukrainë dhe të niseshin drejt Moskës për të kërkuar largimin e ministrit rus të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Rebelimi tronditi Rusinë dhe u pa gjerësisht si sfida më të madhe ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, gjatë dekadave të tij në pushtet.
Ishte Presidenti bjellorus Lukashenko ai që më pas ndërmjetësoi një marrëveshje mes Yevgeny Prigozhinit dhe Kremlinit, marrëveshje që siguroi mbrojtjen e udhëheqësit të 'Wagner-it' dhe njerëzve të tij nga ndjekja penale.