Bota

Lukashenko-Putin: Perëndimi po nxit trazira në vendin tim! Protesta solidariteti për opozitën bjelloruse në shumë vende! (VIDEO)

30 Maj 2021, 09:25| Përditesimi: 30 Maj 2021, 12:20

  • Share

Perëndimi po përpiqet të nxisë trazira në Bjellorusi kështu i tha presidenti bjellorus presidentit Vladimir Putin, për shkak të zemërimit për devijimin që iu bë një avioni pak ditë më parë. Lukashenko ka qëndruar në Rusi për bisedime me Putin, i cili shihet si një mbështetje për ish-republikën sovjetike që po izolohet gjithnjë e më shumë.

“Do t’ju tregoj disa dokumente, do ta shihni se çfarë ka ndodhur aty. Është një përpjekje për të destabilizuar vendin si gushtin e kaluar”, u shpreh president i Bjellorusisë.

Nga ana e tij Putin u shpreh se kur avioni i presidentit të Bolivisë u detyrua të ulej dhe presidenti u mor me forcë nga avioni, për këtë heshtën të gjithë si për të konfirmuar teorinë se Perëndimi është i njëanshëm.

Bisedimet e profilit të lartë vijnë teksa lideri autoritar bjellorus përballet me një zemërim global për detyrimin e avionit të ulej në Minsk të dielën e kaluar për arrestimin e një gazetari dhe të fejuarës së tij të cilët ndodheshin në bord.

Roman Protasevich, 26vjeç dhe Sofia Sapega, 23 vjeç po fluturonin nga Greqia për në Lituani të Dielën, po aeroplani i tyre u ul me detyrim në Minsk pas një kërcënimi të rremë për bombë.

Ndërkohë, liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya i bëri thirrje të premten Bashkimit Evropian që të tregohet më i fortë dhe më i guximshëm në sanksionet ndaj regjimit të Lukashenkos.

Në anën tjetër qindra njerëz në Poloni dhe Lituani u mblodhën për protesta të Shtunën,  për të treguar mbështetje për opozitën në Bjellorusi. Ata bënë thirrje për lirimin e gazetarit bjellorus. Protesta u zhvilluan diku tjetër në Evropë, si dhe në SHBA dhe Australi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?