Prince me mjekun e tij 24 ore para vdekjes

VIP & Spektakël
Top 24

Luks i shfrenuar por ilaçe qetësuese kudo/ Brenda shtëpisë së Prince dhe video e tij 24 orë para vdekjes

20 Prill 2018, 09:03| Përditesimi: 20 Prill 2018, 09:13

  • Share

Këngëtari me famë botërore Prince u filmua me një pamje të zbehtë, i kërrusur dhe me fytyrë të vrenjtur teksa hynte në zyrën e doktorit të tij 24 orë përpara se të vdiste.

Ylli i muzikës pop u kap nga kamerat e sigurisë duke ecur në një korridor bashkë me asistentin e tij Kirk Johnson dhe me doktorin Michael Todd Schulenberg gjatë betejës së tij kundër varësisë nga ilaçeve qetësuese dhe opiumit, në ditët e fundit të jetës së tij.

Ai shkoi te doktori më 20 prillin e vitit të kaluar pasi miqtë e tij më të afërt dhe adhuruesit ishin gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e tij që sa vinte e rëndohej.

Një ditë më pas, më 21 prill, 57 vjeçari pësoi një mbidozë fata droge. Trupi i tij u gjet pranë ashensorit te rezidenca e tij në Paisley Park të Minesotës në SHBA.

Videot u publikuan të enjten së bashku me disa pamje dhe dokumenta të tjera rrëqethëse të bëra në kuadër të hetimeve brenda shtëpisë së tij, fill pas vdekjes.

Ato u bënë publike disa orë pasi avokati Mark Metz tha se askush nuk do të kallëzohej penalisht për vdekjen e muzikantit.

Brenda shtëpisë së Prince shihet një shumëllojshmëri ilaçesh tepër të forta qetësuese. Këngëtari jetonte në luks në vilën e tij, e cila kishte edhe një ashensor të brendshëm, megjithatë ai ishte shkatërruar nga vrasia e drogërave dhe barnave tepër të forta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?