Në Arabinë Saudite jo vetëm klubet apo futbollistët janë të pasur, por edhe gazetarët. Sëfundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku një gazetar i dhuron një orë ‘Rolex’ futbollisti brazilian Fabinho, i cili këtë verë u transferua te Al-Ittihad.
Jashtë stadiumit ai është pritur nga një gazetar i cili i ka bërë dhuratën, duke ia vendosur në dorë. Për momentin Fabinho ka mbetur i befasuar por më pas e ka pranuar orën. Megjithatë pak sekonda më vonë dhurata i bie në tokë, por pasi shikon që nuk ka pësuar asnjë dëmtim Fabinho e merr atë me vete.