Drejt Punës

‘Lule Ciani’ bima e rrallë mjekësore që kultivohet në Kukës, fermeri me perspektivë për të zgjeruar parcelën! ‘Pengesë’, mungesa e fuqisë punëtore

28 Gusht 2022, 17:21| Përditesimi: 28 Gusht 2022, 17:24

  • Share

Në Shtiqën të Kukësit prej dy vitesh kultivohet një bimë e rrallë por shumë e kërkuar për mjekësinë dhe industrinë kozmetike, Lule Ciani. Fermerët e Kukësit veçojnë kërkesën e lartë për këtë bimë, por edhe mundin e madh për ta rritur atë.

Në Shtiqën të Kukësit prej dy vitesh kultivohet një bimë e rrallë por shumë e kërkuar për mjekësinë dhe industrinë kozmetike, Lule Ciani. Fermerët e Kukësit veçojnë kërkesën e lartë për këtë bimë, por edhe mundin e madh për ta rritur ata. Mungesa e fuqisë punëtore është shqetësimi kryesor i fermerëve. Në Kukës kultivohet një bimë e rrallë, me vlera kurative për njeriun që quhet Lule Ciani. Kjo bimë konsiderohet si një antioksidant, por që kërkohet shumë nga industria kozmetike, prej dy vitesh atë e kultivojnë fermerët në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Gazmend Koldashi është ndër fermerët e parë ka mbjellë sipërfaqe të mëdha toke me Cian. Ai tregon se vlera e kësaj bime në treg është e lartë, por po aq, edhe mundi për ta rritur.

‘Unë jam për herë të dytë në kultivimin e bimës së cianit të kaltër dhe të kuq. Viti i kaluar ishte një eksperiencë për herë të parë, këtë vit kemi bërë shumë mund dhe shpenzime për të arritur prodhimin.’-- - u shpreh fermeri Gazmend Koldashi.

Dëshira e fermerit Koldashi është ta zgjerojë parcelën për ta hedhur produktin në treg, por ajo që e ka penguar deri më sot është mungesa e fuqisë punëtore.

‘Për vaditjen kemi marrë një sistem turk për vaditjen e këtyre bimëve sepse kanë një procedurë të veçantë. Deri diku jemi të kënaqur për prodhimin dhe vjeljen, por jemi pak me probleme me mungesën e fuqisë punëtore. Ka kosto për këtë pjesë sepse është pak e vështirë për ta bërë në këtë zonë”- tha fermeri Gazmend Koldashi.

Kukësi shquhet për mbjelljen e bimëve të egra mjekësore, kohët e fundit fermerët u orientuan drejt kultivimit edhe të bimës së sherbelës.

1661454054_Sequence03.00180100.Still055.jpg

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?