“Lule t’bukura ka Tirona”, Bashkia organizon ekspozitë dhe koncert me artistët e Ansamblit Tirana 

21 Shkurt 2020, 10:47| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 11:24

  • Share

Në vitin jubilar të Tiranës 100 vite Kryeqytet nuk mund t’i mungonte listës së aktiviteteve dhe njohja me traditën e zakonet tironse. Të premten në ora 11:00, Bashkia e Tiranës do të sjellë aktivitetin “Lule t’bukura ka Tirona” në një nga lagjet historike të qytetit.

Për një ditë, “Rruga e Mimozave” ose siç njihet rruga “Kont Urani” pas MAS do të risjellë kohët e shkuara me panairin e luleve tradicionale të Kryeqytetit, ekspozitën e skicave të shtëpive karakteristike punuar nga arkitekti Andi Papastefani dhe këngëve qytetase, sjellë mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Tirana.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?