Receta

Lulelakër e fërguar në marinadë, aroma ndjellëse nga zonja Albana

25 Shkurt, 11:27| Përditesimi: 25 Shkurt, 11:28

  • Share

Lulelakër e fërguar në marinadë

Përbërësit:

  • 500-600 gr lulelakër
  • 100 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 4 lgj birrë
  • 250 ml uthull e bardhë
  • 2 qepujka të grira
  • Trumzë e freskët
  • Kripë sipas dëshirës
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën në tufëza dhe e ziejmë në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. Ndërkohë përgatisim miellin në një pjatë. Rrahim vezët në shkumë dhe shtojmë birrën. Vendosim në zjarr tiganin me vaj dhe e nxehim ngadalë. Kalojmë lulelakrën në miell duke e pudrosur mirë nga të gjitha anët. Më pas lulelakrën e kalojmë në vezë dhe e vendosim të skuqet në tigan. I kthejmë disa herë që të skuqen mirë nga të gjitha anët dhe më pas i lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine. Kripën ua hedhim kur të mbarojë fërgimi. Për të përgatitur marinadën shoqëruese hedhim uthullën me qepujkat e grira në një tigan. E lëmë për 5-6 minuta në vlim, më pas shtojmë trumzë dhe fikim sobën. E hedhim në një tas dhe e shërbejmë bashkë me lulelakrën.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?