Lulelakër e skuqur me erëza nga zonja Albana

6 Shtator, 11:35| Përditesimi: 6 Shtator, 11:36

  • Share

Lulelakër e skuqur me erëza

Përbërësit:

  • 1 lulelakër
  • 5 lgj miell
  • Sodë buke ose sodë me kanaçe
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Hudhër pluhur
  • Majdanoz i thatë
  • Vaj për skuqje 

Përgatitja:

E ndajmë në boçe lulelakrën dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë. E lëmë të kullojë dhe më pas e zhysim në qullin që krijojmë me miell, ujë, sodë, kripë e erëza të ndryshme. E skuqim lulelakrën në vaj të nxehtë dhe e servirim me salcë kosi me majonezë, hudhër e koper sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?