Lulelakër e skuqur
Përbërësit:
500 gr lulelakër
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle uthull të bardhë
1 lugë çaji kripë
Brumi për lyerje
4 lugë gjelle miell
kripë, piper I zi, 1 lugë kafe piper I kuq
1 lugë kafe hudhër pluhur
1 lugë gjelle majdanoz I grirë
1 vezë
1 filxhan çaji qumësht
vaj për skuqje
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në boçe të vogla, I shpëlajmë ato me ujë të bollshëm. I vendosim në një tenxhere me ujë të bollshëm, kripë, 1 thelpi hudhër, 1 lugë gjelle uthull I lëmë të ziejnë vetëm 5-6 minuta nga momenti I zierjes dhe më pas I kullojmë.
Në një tas vendosim miellin, kripë, piper I zi, piper I kuq, hudhër pluhur, 1 lugë gjelle majdanoz I grirë imët, 1 vezë, 1 filxhan çaji qumësht përziejmë mirë brumin deri sa të marr trajtë homogjene. Vendosim një tigan me vaj për skuqje lyejmë mirë me burmin e përgatitur boçet e lulekarës të zjera dhe I vendosim në tigan I skuqim sa të marrim ngjyrë të artë dhe I shërbejmë.