Lulelakër në brumë të hollë nga zonja Albana

21 Nëntor 2022, 10:23| Përditesimi: 21 Nëntor 2022, 10:25

  • Share

Lulelakër në brumë të hollë

Përbërësit:

  • 1 lulelakër
  • 1 lgj kripë
  • 4 lgj miell gruri
  • 2 lgj miell misri
  • Ujë të gazuar
  • Vaj vegjetal
  • Erëza sipas dëshirës
  • Për salcën
  • 2 lgj majonezë
  • 2 lgj keçap
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj majdanoz
  • Hudhër të shtypur
  • Piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Ziejmë lulelakrën në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta. Bashkojmë dy llojet e miellit me erëzat, pak kripë dhe ujë të gazuar. E përziejmë që të krijohet një masë e lëngshme dhe më pas tek kjo masë vendosim bohçet e lulelakrës, të cilat i trazojmë më kujdes në mënyrë që të vishen plotësisht me shtresën e brumit.  

Nxehim vajin dhe skuqim bohçet e lulelakrës nga të gjitha anët. Pasi i skuqim i vendosim në një pjatancë ku kemi shtruar një pecetë në mënyrë që të përthithet vaji i tepërt.

Trazojmë në një tas majonezën me keçapin, vajin e ullirit, majdanozin e grirë imët, hudhrën e shtypur, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E vendosim salcën në një tas të vogël dhe servirim lulelakrën e skuqur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?