Lulelakër në furrë me vezë dhe kos nga zonja Albana

16 Tetor 2023, 12:32| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 12:35

  • Share

Lulelakër në furrë me vezë dhe kos

Përbërësit:

  • 1 kokë lulelakër mesatare
  • 4 vezë
  • 400 ml kos
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj miell
  • 1 lç pluhur pjekës
  • 2 lgj gjalpë
  • Kripë, arrë moskat
  • 250 gr djathë të butë kaçkavall

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të vluar me pak kripë vendosim boçet e lulelakrës dhe i lemë të ziejnë për 3 minuta e më pas i kullojmë në një tas. Rrahim vezët. Shtojmë pak vaj, kos, kripë dhe arrë moskat. l përziejmë mirë të gjtihë përbërësit dhe në fund shtojmë 2 lugë gjelle miell dhe pak pluhur pjekës, vazhdojmë përzierjen. Lyejmë një tepsi me gjalpë, nivelojmë boçet e lulelakrës, shtojmë masën e kremit dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta. Në 5 minutat e fundit e spërkasim sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?