Receta

Lulelakër të pjekur me një përzierje të shijshme nga zonja Vjollca

5 Prill 2021, 10:03| Përditesimi: 5 Prill 2021, 10:05

  • Share

Lulelakër të pjekur me një përzierje të shijshme

Përbërësit:

1 lulelakër ( mesatare)

2 vezë

80 ml qumësht

kripë dhe piper të zi

1 majë luge kafe piper të kuq

1 1/2 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpi hudhër

Përgatitja:

Pastrojmë lulelakrën dhe e presim atë në bohçe të vogla: shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm. Vendosim një anë sit ë posaçme në një tenxhere me ujë dhe vendosim lulelakrën të gatuhet në avull për 15 minuta ( të mbuluar me kapak). Gjatë kohës që lulelakra gatuhet në një tas vendosim vezët, piperin e kuq, qumështin, vajin, hudhrën e shtypur, miellin të gjitha këto I përziejmë mirë. Vendosim brenda në tas dhe bohçet e lulelakrës I lyejmë mirë me kremin e përgatitur dhe me pas I vendosim ashtu të lyera në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje. Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 15-18 minuta. Më pas menjeherë I servirim të ngrohta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?