Luleshtrydhja shqiptare në tregjet Europiane, fermeri nga Kafaraj: Importuesit kryesor Italia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria! Kërkojmë subvencione nga qeveria

26 Shkurt 2021, 18:02| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 18:15

  • Share

Fermerët e Kafarajt në Fier e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi i luleshtrydheve. Sot ata janë ndër eksportuesit kryesor të këtij fruti.

Dy javë nga nisja e sezonit të vjeljes, nga serat e prodhuesve të Kafarajt janë transportuar drejt Italisë rreth 100 ton luleshtrydhe.

Me një përvojë 11 vjeçare në kultivimin e luleshtrydhes, fermeri Kostandin Troka tregon se vetëm 10-15 % e prodhimit shitet ne tregun vendas, ndërsa pjesa më e madhe për eksport.

'Sipërfaqja që është këtu në Kafarajt gati zë 500 dynym, rreth 50 ha. Cilësia është shumë e mirë për arsye se ekziston edhe një përvojë shumëvjeçare e bashkëfshatarëve'- tha fermeri Kostandin Troka.

Sipërfaqja e tokës së mbjellë në Kafaraj shkon në rreth 50 ha. Cilësia e lartë e prodhimit e bën atë të preferuar për të huajt.

'Ky vit është një vit më i mbarë nga vitet e tjera pasi ka pasur eksport. Zakonisht në vendin tonë konsumohen rreth 15 % jo më shumë, ndërsa pjesa tjetër shkon për eksport . Destinacion është Italia, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Bullgaria.'- tha më tej fermeri.

Fermeri i drejton një apel qeverisë për të mbështetur me subvencione kultivuesit e kësaj zone.

'Ne kërkojmë që në sera të ketë subvencionime nga shteti se mirë unë që i kam jashtë njerëzit, po ka dhe nga ata që s’kanë mundësi për të krijuar sera'- tha fermeri Kostandin Troka.

Shumë banorë në fshatin Kafaraj të Fierit, kultivojnë luleshtrydhen në serat e tyre duke e shndërruar në një biznes fitimprurës gjatë 10 viteve të fundit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vizitori: 26/02/2021 20:04

    Po kur xhiron kamera,vini dorashka e ndo1 maskë të paktën???!!!..hajde fshati ,po pse mbyteni në një pikë ujë?!

    Përgjigju
  • vera: 26/02/2021 18:32

    BRAVO KAFARAJ,,,,EKSPORTONI SA ME SHUME POR MUNDOHUNI TE KAPNI CMIME TE LARTA,,,JO TI SHISNI BADIAVA,,,,DHE RUANI CILESINE E TOKES.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?