'Lulet e blirit' në pedonale krijojnë shtresë të rrëshqitshme, një grua dërgohet në spital! Bashkia e Shkodrës urdhëron ndalimin e lëvizjeve me biçikleta

6 Qershor 2022, 12:54| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 13:22

  • Share

SHKODËR- Lulet e blirit dhe uji në shëtitoren “Kolë Idromeno” në Shkodër kanë krijuar një terren të rrëshqitshëm, duke u shndërruar në një burim aksidentesh. Më e fundit, është lënduar një grua e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës

Pas këtyre incidenteve kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larë të gjithë pedonalen, duke e pastruar.

Ndërkohë, mësohet se Policia bashkiake ka njoftuar ndalimin e lëvizjeve me biçikleta për qytetarët.

B.K./Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?