Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Luli dhe Mona, s’protestojnë për hallet tona!

13 Shkurt 2019, 21:25| Përditesimi: 13 Shkurt 2019, 21:52

  • Share

Për ditë më radhë, drejtuesit e opozitës shqiptare, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha i kanë ftuar shqiptarët për të protestuar në 16 shkurt. Pas çdo thirrjeje për protestë, logjikisht dhe minimalist duhet të ketë një kauzë të qenësishme që të ngjallë ngacmimin dhe reagimin e nervit qytetar. Në këtë rast, ajo që kemi parë ditët e fundit në media, në rrugët ku del së fundmi edhe kreu opozitar, janë vetëm ligjërimet e përsëritura për një Shqipëri në pikë të hallit, thirrje që nga ana tjetër nuk kemi parë të shkaktojnë ndonjë reagim të mirëfilltë qytetar, që mund të provonte se po, opozita e sotme është e lidhur fort pas shqetësimeve të shqiptarëve të zakonshëm, aq sa i bën ata të besojnë se ka një alternativë tjetër.

E ndërsa nuk ka asnjë përgjigje në anën tjetër, që sigurisht është edhe tregues i popullaritetit të rënë të të dyve, opozita ngul këmbë se kauzën e kanë me vete. Por si mund t’u shqetësojnë realisht hallet e qytetarëve, dy politikanëve që për muaj me rradhë bojkotuan kuvendin e Shqipërisë, të vetmen agora ku mund të adresohen publikisht hallet tona dhe ku institucionalisht mund t’i kërkohet llogari qeverisë për çështje me interes qytetar?

Çfarë kauze ka protesta e thirrur nga dy njerëz që në vend të rregullave dhe praktikave demokratike të përfaqësimit dhe adresimit të problemeve të shqiptarëve, ua shtojnë hallet këtyre të fundit me sjelljen e rrugës, dhunën e ushtruar në rrugë dhe në Kuvend? Çfarë kauzë përfaqësojnë këta që bllokuan me dhunë mësimin për fëmijët tanë në salla auditoresh? Përpos kësaj, një arsye e fortë pse ata nuk e kanë seriozisht marrëdhënien me qytetarët shqiptarë, është fakti që kanë vendosur të mos i sjellin asgjë të re, as shqiptarëve, po as skenës politike vetë.

Kërkesat e tyre për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme është një film që përsëritet, me të njetat ligjërime të zgërlaqura nga politikanë që nuk ndryshojnë dot as gjuhën e komunikimit, e jo më qasjen dhe idetë politike. Në vitin 2017, Basha kërkoi një qeveri tranzitore, kërkesë që iu plotësua duke vendosur njerëzit e tij në pothuajse gjysmën e qeverisë. Pavarësisht se kishte tashmë atë që e kishte cilësuar si garanci për të mbrojtur votat që do i siguronin fitoren e tij, qeverinë tranzitore, Basha humbi thellë e më thellë, çka tregoi se fajin nuk ia kishte qeveria, por partia. Partia e tij dhe vetë ai sot, kanë dalë me të njejtën kërkesë, që siç nuk ndryshoi asgjë në vitin 2017, shanset i ka që të mos ndryshojë asgjë edhe këtë vit.

Politikanë që nuk ndryshojnë as veten më së pari, që nuk i sjellin asnjë model të ri Shqipërisë, që nxijnë Shqipërinë me shpresën për të nxirë besimin e shqiptarëve, janë lloji i politikanëve që ne shqiptarët e zakonshëm nuk e kemi luksin ta pranojmë, por vetëm ta refuzojmë./Javanews/

Komento

Komente

  • Hinglateri: 13/02/2019 22:40

    Lulaqi e Mona populli ju ka var bidona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?