Lulzim Basha

Luli fiton kur humbet

26 Janar 2022, 11:41| Përditesimi: 26 Janar 2022, 11:43

  • Share

Pas zgjedhjeve vendore te vitit 2019, ku PD nuk mori pjese, Luli mblodhi kryesine e PD dhe kryetaret e degeve duke ju thene, ndermjet te tjerave, ruhuni nga euforia qe mund t’ju kape nga fitorja e PD ne keto zgjedhje.

Arsyetimi ishte se ne zgjedhje moren pjese 15% e votuesve dhe 85% qe nuk moren pjese ishin vota per PD, pra ne kishim aritur nje fitore te thelle.

Historia, ne fakt kete ka treguar, Luli fiton ato zgjedhje ku nuk merr pjese.

Ne 6 mars jane zgjedhjet ne 6 bashki te ketij vendi.

Luli eshte i shkarkuar nga kuvendi dhe antaresia e PD, por ai me ndihmen e pakursyer te regjimit, ka ende vulen qe ja njeh KQZ.

Cdo beje Luli me kete vule?

Do garoje ne keto zgjedhje me kandidate te caktuar prej tij?

Po te besosh Lulin, do mendosh se ai patjeter do garoje ne keto zgjedhje dhe do fitoje, sepse ai ka 85% te votuesve me vete dhe 95% te demokrateve.

Nese nuk e beson Lulin dhe analizon sjelljen e tij dhe mesazhet qe vine nga njerzit e tij mund te jesh shume afer me mendimin e z. Artan Fuga:

“Qemaneja e dytë i ish partisë demokratike të para 25 prillit dhe të përpara 11 dhe 18 dhjetorit, shoh që paska deklaruar se zgjedhjet për pushtetin lokal në gjashtë bashki në 6 mars nuk janë një test për atë pjesë të ish partisë demokratike! Kjo meqë partia demokratike qenka në fazë strukturimi dhe krize.

Cfarë mentalitet dështimi, çfarë dorëzimi pa kushte, çfarë qaramanlliku, çfarë dembelizmi politik, çfarë kënaqësie me kolltukun e falur të deputetit, çfarë psikologjie prej shërbëtori i pushtetit, çfarë cinizmi, çfarë talljeje me elektoratin opozitar në këtë deklaratë !!!”

Per me teper nga mendimi me siper, vihet re se ka edhe nje kerkese te perseritur te njerezve te Lulit per kandidate te perbashket te tije, me antaresine e PD te thirur ne primare nga Komisioni i Rithemelimit.

Kjo kerkese eshte praktikisht e parealizueshme sepse Luli eshte i shkarkuar nga anetaresia dhe kandidatet per keto 6 bashki, anetaresia e PD, do ti vete votoje ne primare.

Duke ditur qe jane pakice ekstreme, Luli dhe te vetet bejne sikur kerkojne kandidate te perbashket dhe japin qe tani arsyetimin e humbjes, duke u fshehur pas krizes dhe gjoja ristrukturimit.

Une mendoj se deri ne daten e zgjedhjeve, Luli si i paafte per te fituar, pervecse para, ne beteja politike, do gjeje nje justifikim per te mos e perdorur vulen qe i ka lene regjimi.

Pjesmarja ne zgjedhje dhe nje rezultat fundor, do ta nxjerre Lulin zbuluar dhe do konfirmoje publikisht dhe pertej cdo dyshimi, se ai eshte pakice ekstreme.
Rrjedhimisht humbet dhe vulen aq te dashur per te.

Besoj se Luli nuk do mare pjese ne keto zgjedhje dhe retorikes se tij, se s’ka zgjedhje me Edi Ramen, do i shtoje edhe trekendeshin e Bermudes.

Me kete ai mendon se do perfitoje kohe duke fshehur koken si struci dhe situaten do e kete ne favor nese, kandidatet e zgjedhur nga anetaresia e PD, do te humbin thelle.

Hesapet e politikes, si gjithnje i ben gabim.

Kandidatet e zgjedhur nga anetaresia e PD, do fitojne dhe ketu do nise edhe fundi i regjimit te Rames me patericen e tij, Lul Brava./ Java News

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?