Lulzim Basha

Opinion

Luli le të shijojë ‘fitoren’ e radhës, ju ndërtoni Teatrin

2 Korrik 2021, 20:35| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 08:42

  • Share

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për fatin e Teatrit Kombëtar ka zgjuar opozitën nga gjumi letargjik. Kjo e fundit ka nisur të trajtojë vendimin si fitore të sajën, njëlloj si në 25 prill në mbrëmje. Njëlloj në fakt siç bën zakonisht opozita, e cila shpall fitore për çdo kauzë e çdo palë zgjedhje, por në fund kupton që realiteti dhe e vërteta është tjetër. Kur e kuptojnë të vërtetën, ka ardhur radha për ‘fitoren’ e radhës.

Por përtej asaj që thotë opozita, në fakt vendimi i sotëm i GJK është shumë i thjeshtë për tu kuptuar. Në vendimin e saj, GJK thotë tre gjëra të thjeshta, ku dy lidhen pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, ndërsa njëra tregon kushtetueshmërinë e shembjes së TK.

GJK konsideron si kushtetues shembjen e Teatrit të vjetër. E thotë qartë në pikën 4 të vendimit. Nga ana tjetër, GJK ka rrëzuar një ligj që në fakt më herët vetë parlamenti e kishte rrëzuar. Ligji në fjalë mundësonte ndërtimin e TK me PPP (Partneritet Publik-Privat). Kjo është pika ku lidhet edhe pronësia e cila është hedhur poshtë duke mos i kaluar bashkisë Tiranë, sepse për sa kohë gjykata ka rrëzuar PPP-në si mënyrë, automatikisht rrëzohej edhe kalimi i pronësisë te bashkia Tiranë për këtë qëllim.

Pra, në thelb, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot një ligj i cili ishte i rrëzuar nga vetë parlamenti, i cili automatikisht rrëzon edhe kalimin e pronësisë te Bashkia Tiranë, por, kjo nuk pengon ndërtimin e teatrit të ri në vend të atij që u shemb.

Pas vendimit të GJK, situata është e tillë: Prona e truallit është e Ministrisë së Kulturës ndërsa prona e projektit të miratuar është e bashkisë Tiranë. Thënë këtë, autoriteti kontraktor mund të jetë vetëm pronari i truallit plus pronari i projektit apo secili prej tyre në zbatim të rolit që do kenë në këtë marrëveshje. Pra, në finale, asgjë dhe asnjë pikë e vendimit të Gjykatës sot nuk e ndalon ndërtimin e teatrit të ri, siç po përpiqet të manipulojë publikun opozita.

Qeveria duke kontraktuar bashkinë mund të bëjë që nesër teatrin e ri. Gjithë zallamahia që opozita po bën në media ka si qëllim që tu thotë militantëve që Lulzim Basha e korri edhe një fitore tjetër. E fitore si kjo, Basha ka 8 vjet që korr plot. Derisa ta kuptojë se nuk arrihet kurrë tek fitorja reale me të tilla manipulime, qeveria duhet ta lërë Lulzim Bashën ta shijojë këtë ‘fitore’ të radhës, sepse megjithatë, Teatri sipas vendimit të GJK mund të ndërtohet. Me siguri, kur Basha ta kuptojë këtë vendim (pra kur të zgjedhë tu thotë të vërtetën militantëve, sepse ai e kupton shumë mirë që sot), do sulmojë GJK si të kapur nga Rama edhe pse sot e përgëzoi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?