Denis Minga

Luli sot u tregua burrë, nuk i bashkoi votat me Ramën

21 Dhjetor 2023, 18:23| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 18:27

  • Share

Vota e Enkelejd Alibeaj të hënën e kaluar pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës në komisionin e Mandateve krahas 5 anëtarëve të tjerë socialistë padyshim ishte një nga qëndrimet më të forta të PD-së së Lulzim Bashës. Atë të hënë në emisionin Kontrast bashkë me mikun Lorenc Vangjeli, vendosa titullin “Basha bashkon votat me Ramën për ta lënë Berishën pa imunitet dhe për ti hapur rrugë kërkesës ligjore të SPAK-ut”.

I bindur që titulli ishte i saktë jo vetëm se respektonte lajmin që kishte ndodhur por gjithashtu se isha korrekt edhe politikisht, pasi gjithnjë kam menduar se të bashkëpunosh me liderin e shumicës  për reformat e mëdha të vendit, në këtë rast për të zbatuar reformën në drejtësi, do të ishte e vetmja rrugë e të vetëquajturit lider opozite Lulzim Basha për të ecur përpara. Por titulli mesa duket shkaktoi pakënaqësi tek disa prej mbështetësve të Bashës të cilët nuk nguruan ta quajnë një sulm mediatik të trekëndëshit të Bermudeve kundër liderit të tyre qelibar Lulzim Basha. Sigurisht që atë të hënë i mora me të qeshur këto reagime të miqve të mi demokrate I bindur se e kishin gabim. Gjithnjë kam qenë dhe i jam i mendimit se lideri i opozitës e ka detyrim të bashkëpunojë me kreun e mazhorancës për vendin dhe se kjo përbën alfën e demokracisë. Por sot pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të Sali Berishës me vetëm 75 votat e mazhorancës mendoj se  gabova me titullin e së hënës pasi Basha më konfirmoi se nuk i bashkon dot votat as sot dhe as nesër me Ramën për të mirën e vendit.

Por çfarë tregoi vota e sotme e mazhorancës në Kuvend për heqjen e imunitetit të politikanit më të fuqishëm shqiptar në këto 33 vite, pas kërkesës së Drejtësisë së re.

1. Së pari vota sot tregoi se lideri I padiskutueshëm politik I vendit mbetet kryeministri Edi Rama. Edhe njëherë Rama tregoi se menaxhon plotësisht mazhorancën e tij pasi votimi kundër Berishës nuk mund të cilësohet kaq i thjeshtë saç mendojnë disa. Jo pa arsye në sondazhe Rama rezulton politikani më i pëlqyer i vendit me rreth 40 % ndërsa rivali I tij më I afërt nuk I kap as 17 % . Rama mbetet sot pa kundërshtarë politikë dhe fitues i padiskutueshëm në cdo garë elektorale, madje votimi I sotëm I ka dhënë atij me siguri mandatin e katërt qeverisës në cdo kohë që do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu Rama tregoi me këtë votë se mbetet partneri më i ngushtë i amerikanëve në Shqipëri.

2.Së dyti vota e sotme tregoi që Berisha ka humbur ndjeshëm mbështetësit e tij në terren. Sot ishte dita më e vështirë politike për Sali Berishën dhe e vetmja dritare shpëtimi mund të ishte mbështetja masive popullore. Ndoshta me një prani prej 100 mijë vetësh para Parlamentit, Rama me të tijët do ta kishin shumë të vështirë të votonin për arrestimin e Sali Berishës. Madje ish-kryeministri nuk arriti të nxirrte në shesh as ata 44 mijë anëtarë që pretendonte se votuan në referendumin për rikthmin e tij në krye të PD-së.

 3. Së treti mungesa e Bashës në Kuvend zhgënjeu edhe njeherë ata demokratë të mirë dhe të ndershëm të cilët besonin se tani Lulzim Basha do të jetë ndryshe nga 8 vitet kur drejtonte Pd-në nën hijen e Berishës. Ndërsa për ata pak demokratë që mendojnë se Basha bëri mirë që nuk shkoi për të shmangur përplasjen me grupin tjetër kam vetëm një pyetje. Basha sot nuk I bashkoi votat me Ramën por me mungesën e tij a i bashkoi ai votat me Berishën ? Në fund të fundit askush mos harrojë  se sot ishin 75 vota pro SHBA-së dhe 65 të tjera kundër SHBA-së.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hysen: 24/12/2023 15:59

    LULI SI HAJDUT SI VRASËS I PROTESTUESVE NË BULEVARD SI HAJDUT I BASHKIS NË 2011

    Përgjigju
  • mergimtari: 22/12/2023 08:06

    Lulezimi,ka te "drejte" qe nuk i bashkoi votat me mazhorancen.Ai akoma nuk ka "pastruar" veten,duke u larguar gjyqesorit me raporte mjeksore,Ai nuk ka thene gje akoma per vrasjet e janarit 2011-t,Ai akoma ka persiper tradhetin per marreveshjen e detit me Greqine.Ne te gjitha keto afera Ai eshte bashkepunetori me i afert i Doktorit.Basha sot me mosbashkimin me mazhorancen tregoi se Ai duhet te tregoj para shqiptareve se deshtimet e fushatave zgedhore te ketyre 10-viteve jane produkt i tij.Amerika te perkrah per aq kohe sa u sherben me "devocion" e me pas e ke vendin ne kosh si limon i shtrydhur.Deshtaku nuk mund te behet kure Lider.Ai eshte thjesht nje "vegel" per riparim shume perdorimsh.

    Përgjigju
  • Pena: 21/12/2023 23:55

    Analize perfected dhe korrekte politikisht! Luli nje pupac ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Linda: 21/12/2023 23:39

    Burracak u tregua Basha sot qe fshihet si miu se ata qe jane burra dalin per ball dhe e shikojn fajin ose te drejten ne sy!Po te flasim te vij Basha prap atehere kot gjithe ky mund per te arrestuar Berishen se jane qe te dy njelloj me ndryshimin qe njeri eshte politikan pavaresisht krimeve te bera prej tij dhe tjetri nje tip qe ndodhet gabimisht ne politik!

    Përgjigju
  • Kistra: 21/12/2023 19:27

    Bravo Denis! Respekte!

    Përgjigju
  • Joooooo: 21/12/2023 18:54

    Luli sot u tregua dhjakse dhe kjo eshte arsyeja qe kjo PD eshte ne opozite. Nuk dine (duan) kurre te bejne gjene e duhur per kete vend dhe per ndertimin e shtetit ligjor!!! Ta harroje se fiton ne Shqiperi!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?