Luljeta Bozo: Ja opinioni im për projektvendimin për banesat mbi 50-vjeçare dhe çfarë duhet të dinë njerëzit

8 Mars 2023, 14:00| Përditesimi: 8 Mars 2023, 15:15

  • Share

“Sipas mendimit tim, duhen verifikuar të gjitha ndërtesat e vjetra mbi 50 vjeçare nga grupe ekspertësh të çertifikuar” tha në fillim të diskutimit inxhinierja e cila me ekspertizat e saj, qetësoi pupullin gjatë tërmetit të vitit 2019.

 “I gjithë procesi i verifikimit është gratis dhe njerëzit duhet të dinë si është niveli i sigurisë së tyre dhe për këtë gjë askush nuk do të ketë kosto, pasi shteti mbulon çdo gjë” theksoi më pas inxhinierja.

”Unë gjykoj nëse godinat që janë në fundin e jetës së tyre dhe kjo gjë të çertifikohet nga një ekspert i liçensuar, jam pro procesit” vazhdoi më pas inxhinierja.  

“Sipas meje, të gjithë ekspertët duhet të jenë nga më të mirët dhe të çertifikuar, gjë që do të sigurojë se procesi do të jetë korrekt, i saktë dhe profesional” theksoi ajo.

Diskutimit iu referua dhe sondazhi i shqiptarja.com, ku sipas të dhënave, 59.2 % mendojnë se ky projektvendim është i drejtë dhe se lexuesit mendojnë se duhet bërë. Disa ditë më parë, Ministria e Infrastukturës dhe Energjitikës ka sqaruar projekt-vendimin e qeverisë për inspektimin e gjendjes teknike të godinave mbi 50-vjeçare. Në një deklaratë për media, zv.ministrja e MIE, Enkelejda Muçaj dhe Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për shembje të ndërtimeve. Sipas tyre projektligji ka për qëllim të auditojë godinat për të parandaluar kështu ndonjë fatkeqësi të mundshme, nuk ka të bëjë direkt me shembjen e tyre. Godinat e viteve 50’-60’ do të inspektohen, më pas do të vlerësohet nëse do të kenë nevojë për ndërhyrje, shembje apo mund të rezultojë edhe të jenë brenda standarteve.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilirjana Mezini: 11/03/2023 21:45

    Inxhinierja-deputete harroi te permendete faktin qe pas termetit te vitit 2019 u vendos HEQJA E DEPOZITAVE nga taracat e pallateve❗️ Taracat e pallateve te ndertuara para viteve 90’ nuk jane parashikuar te mbajne tonelata uji mbi to. Keto tonelata uji jo vetem po demtojne banesat ne katet e fundit por jane” Bombe me sahat” ne rast termeti. U permend qe banoret kane ndertuar pa leje kate mbi katet, a nuk jane edhe keto depozita me tonelata uji si katet shtese pa leje❓ I lutem redaksise te beje nje emision me Erjon Veline perse nuk gjen zgjidhje per furnizimin e kryeqytetit me uje por luan me jeten e banoreve❓ A nuk eshte shteti pergjegjes per furnizimin e qytetareve me uje, nje nga kerkesat me elementare apo po lihen me qellim keto depozita te cilat jane rreziku real per shembjen e pallateve❓

    Përgjigju
  • Pension: 09/03/2023 01:55

    Pensioni quhet largimi nga puna pasi mbushet mosha e njejte si cikli i produktit , kur mbaron cikli produkti ose riciklohet ose produkt i ri! kemi nevoje per brezin e ri (35-45 vjec) jo per brezin e 80-90 vjec ! Cikli ri mdertimeve ndryshon me punen vullnetare 1970'

    Përgjigju
  • Iris: 09/03/2023 00:06

    Une nuk jam kunder kontrollit,por ama te ma rindertoje aty ku e kam dhe te banoj po aty,jo te me jape strehim ne periferi te Tiranes sic po ben shpesh.I smell some super rats pas kesaj iniciative. Me kujton mbylljen e kolegjit e kopshtit turk te financuar nga Gyleni qe e mbyllen //me lezet//!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?