Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ku po mban një takim me të rinjtë, nuk kurseu ironinë për Sali Berishën, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK nëse do të fitojë më 11 Maj.
Sipas kreut të qeverisë, Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’.
“Në 2007 kemi kërkuar një pakt kombëtar për drejtësinë. Në 2009, më pas në 2013 e kemi pasur në program. Kur u bë reforma të tjerët nuk donin të futeshin në sallën e parlamentit, u ngujuan me Lulin në bulevard. Luli këndonte çdo natë himnin, asnjëherë nuk dorëzohet. Gjithmonë i ka fituar të gjitha. Ne e bëmë këtë, sot jemi ne garantët, por që nesër që garancia të jetë aty, ne duhet të jemi në BE. Ja ku e keni bufin e kënetës që thotë me 11 Maj, do të fitojmë, më 12 Maj do të shkrijmë SPAK. Do të shkrijë Noc Rrokun se ky është edhe qyteti i Noc Rrokut.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
Xh.D/ReportTv.al
