Politikë

Familjarët e Lulzim Bashës ‘fqinji’ më të rinj të SPAK, kunati dhe bashkëshortja hapin zyra tek dera e Prokurorisë (VIDEO)

6 Shkurt, 14:18| Përditesimi: 6 Shkurt, 16:05

  • Share

Prej pak ditësh një objekt i ri ka hapur dyert shumë pranë Prokurorisë së Posaçme. E titulluar Eurostar Center në dy katet e para të saj, ka akomoduar edhe një biznesmen jo pak të njohur nga politika.

WebLajm.com sjell pamjet e shtetasit Erion Isufi njëheraz biznesmen në fushën e PR dhe Komunikimeve.

Ai i shoqëruar nga motra e tij Aurela Basha futen brenda këtyre zyrave që ndodhem as 10 metra larg derës së Spak.

Isufi njihet edhe si kunati ish kreut të opozitës z.Lulzim Basha ndërsa Aurela është bashkëshortja e z.Basha.

Momentalisht në hyrje të këtij objekti nuk ka një tabelë që tregon transferimin e bizneseve apo selisë së z.Isufi në godinën pranë Spak.

Ky objekt ku mendohet të ketë trasnferuar selinë Isufi është ndërtuar nga Biznesmeni ish deputeti Socialist Sadri Abazi.

Prej disa vitesh biznesmeni Isufi ka patur selinë në ish Mak Albanka sot Sheraton, në pronësi të biznesmenit Shefqet Kastrati ku siç mëson weblajm.com është larguar nga ky objekt./ WebLajm

Xh.K/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?