TIRANE- Gjykata e Tiranës ka bërë të ditur se nuk rezulton të ketë kërkesë për caktimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie.
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka 'huazuar' një prej partive të vogla me qëllim që të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se pas dakordësisë me një parti të vogël, emri i së cilës ende nuk dihet, Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e emrit të asaj partie në ‘Koalicioni Euro-Atlantik’ dhe kryetari nuk do jetë ai vetë, por një person i besuar i tij.
Ndërkohë lajmet që qarkulluan dje në media se Lulzim Basha ka krijuar partinë e re Demokratët Atlantikë, të cilën e ka regjistruar së fundi me kryetar Endri Hasën janë rrëzuar sot nga Gjykata e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar
“Ju bëjmë me dije se, nga të dhënat e disponueshme në regjistrin e partive politike, nuk rezulton që të ketë kërkesë për caktimin e personit juridik Endri Hasa si kryetar i ndonjë partie dhe nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nuk rezulton të ketë cështje në gjykim me këtë emër“ informoi sot Gjykata e Tiranës.
Report Tv e ka konfirmuar hapin e Bashës në gjykatë, por dilema është cilën parti ka blerë Basha për të bërë të mundur që të jetë zyrtarisht si parti në zgjedhje? Opsioni kryesor ishte partia e Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, por ai në një intervistë për Report Tv e mohon, duke thënë se partia e tyre nuk është në shitje. Një opsion tjetër është partia e Eduart Ndocajt, por as për këtë nuk ka një konfirmim.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Stojku shprehet se partitë nuk krijohen për t’u shitur e blerë.
Komente

Ketij i thone ndryshe edhe Endri Sufllaqja, sepse menaxhonte repartin e sufllaqexhinjve qe shanin ne rrjete sociale kedo qe ktirikonte Bashen. E paguan Rama me tendera sot.
Përgjigju