Ta themi troç: Lufta e Amerikës ndaj Berishës, nuk përkthehet në “Dashuri” për Lulzimin. Urrejtja dhe dashuria amerikane nuk personifikohen aspak tek këta dy njerëz.
Amerikanët nuk po çmontojnë Berishën, që t’i lehtësojnë hipotekimin e partisë Lulzimit. Luli është thjesht vegla, që me hir apo pahir, u përdor për të arritur objektivin. SHBA fuksionon me parimin: “Qëllimi justifikon mjetet”.
Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm dy alternativa:
- – Të japë dorëheqjen duke bërë pazar me Berishën
- – Ta heqin me shqelma nëse reziston dhe tenton ta mbajë me forcë.
Çfarë rruge do zgjedh Lulzim Basha? Unë kam bindjen se Basha ka kohë që e ka mbyll këtë histori. Ai ka gënjyer të gjithë.
- – Basha gënjeu Amerikanët para zgjedhjeve, duke i thënë: Mos e shpallni Berishën tani Non-Grata, por më prisni pas zgjedhjeve sa të bëjë listën time me deputet besnik.
- – Basha gënjeu Berishën dhe i tha: “I xhirova amerikanët dhe i binda të jesh në listë për deputet.”
- – Basha gënjeu partinë dhe u tha: “Unë di ca gjëra që nuk thuhen për familjen Berisha”
- – Basha gënjeu miqtë e tij dhe u tha: “Berisha se ka të gjatë do vdesë se është plak, ose do e burgosin amerikanët.”
- – Basha gënjeu familjen Berisha dhe iu betua: “Unë do ju qëndroj besnik po aq sa babai juaj”
Lulzim Basha e kishte të qartë fundin e tij, prandaj 6 muaj para zgjedhjeve bleu qyl, 4 vila (2 në Gjirin e Lalzit dhe 2 në Lundër)
A mundet një person të blej 4 vila, 6 muaj para nëse ka bindjen se do bëhej kryeministër?
Jooo aspak. Do duronte edhe 6 muaj sepse do i falnin 6 pallate po të fitonte, por ai e dinte rezultatin e humbjes.
Besoni çfarë po ju them: Lulzim Basha e ka mbyllur këtë histori.
Lulzim Basha nuk do rezistoj as me forcë dhe as me gjykatë.
Ai s’ka këllqe të organizoj një mbledhje jashtë partisë, madje dhe kafen me 4 deputet e piu i rrethuar me 14 bodyguard. Ai e ka tepër frikë Berishën.
Ai do largohet, sepse e njeh mirë Berishën, dhe rruga e rezistencës është fatale për kokën e Lulzim Bashës.
Ai nuk e përballon dot Saliun as kokë për kokë dhe jo më pastaj, që ta mund kur Berisha ka turmën me vehte.
Do thoni ju: A do e mbrojnë amerikanët Lulzim Bashën?
Nuk besoj që amerikanët të mbrojnë një lider që ka ulur “brekët” dhe po dorëzohet. Lulzim Basha u konsumua nga amerikanët si një “prezervativ” një përdorimsh.
Qeveria amerikane shquhet për një strategji perfekte.
Qeveria Amerikane nuk i ndan Bashën dhe Berishën si “Engjëll me Djallin”, përkundrazi nëse Berishen e shpallën Non-Grata si lider që ka pasuruar klanin e tij apo ka minuar demokracinë, atëhere përfituesi numër 1-sh i korrupsionit Berisha është Lulzim Basha.
Nëse Berisha ka minuar demokracinë, atëherë ekzekutori ishte Lulzim Basha.
Për amerikanët Basha e mbylli misionin e tij.
Ata nuk do mbështesin dot një lider që as familja nuk e përkrah, madje bashkshortja as pasaportën shqiptare nuk e morri kurrë sepse ishte e bindur se burri nuk do kishte asnjë të ardhme në Shqipëri.
Ai po largohet dhe qëllimish i ka lënë terren Berishës të rikthehet me triumf.
Lulzim Basha nuk ja merr dot me forcë partinë Sali Berishës, edhe sikur ky i fundit të arrestohet, me dy “telefonata” nga burgu do e hiqte për leckash Lulzim Bashën.
Lulzimi ka dy alternativa: Dorë-heqje ose shqelm-heqje….
- – Nëse ndodh dorëheqja është lojë e paramenduar Basha-Berisha.
- – Nëse ndodh shqelmheqja, është skenar për shkërmoqjen totale të Partisë Demokratike.
Në të dyja rastet, fundi Lulzimit është më i tupshmi i 100 viteve histori politike shqiptare..
Praktikisht mbas një viti do të ketë 100% vaksina do të thotë edhe ai që kishte frikë nga vdekja se ka se është vaksina pra ata që s'kanë janë të lirë pra mundësitë janë për ta qysh sivjet pra po mbrohen studentët apo qytetarët mos harroni që maskat do të hiqet kur të jenë 100% vaksinat.
Përgjigju