Mbështetësja shqiptaro-amerikane e Sali Berishës, Evi Kokalari i kishte shumë të forta akuzuat ndaj kreu të PD Lulzim Basha kur deklaronte se ai e ka "shitur" ish-kryeministrin për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus.
Për këto akuza Basha e paditi në gjykatë për shpifje por nuk u paraqit në seancë as ai dhe as avokti i tij mbrojtjës. Kjo bërë që Gjykata të pushojë çështjen.
Kokalari e ka hedhur akuzën ndaj Bashës në një nga "Foltoret" e Sali Berishës, i cili mesa duket me përjashtimin e tij po përdorë çdo kartë të mundshme kundër "birit të tij politik" që e largoi nga grupi i partisë që i vetë themeloi në vitet '90. Kokalari konfirmoi kështu një tjetër akuzë që më pas shpesh herë është artikuluar në drejtim të kryedemokratit edhe nga ana e vetë ish0Kryeminitrit.
Historia e dosjes së lobimit rus nga PD
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.