Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Opinion

Lulzim Basha, ky njeri i 'besës'!

21 Korrik 2021, 11:04| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 09:11

  • Share

Lulzim Basha, ky njeri i “besës”!..

Vjen një moment kur njerëzit shfaqen lakuriq. Ata pësojnë metamorfozën e të shfaqurit. Lakuriqësia nuk mban dot mbi vehte qoftë edhe një cergë merimange. Kështu davarisin çdo tis mjegulle, duke i dhënë fund misterit rreth tyre. Kjo metamorfozë i ndodhi edhe Z.Basha, Kryetar i Partisë Demokratike. Do të duhej Kuvendi kombëtar i PD që askush të mos ketë asnjë mëdyshje mbi atë çfarë dhe kë përfaqëson Z.Lulzim, e parë kjo në prizmin e përfaqësimit dhe orientimit politik. Jo pak njerëz mendonin se z.Lulzim ishte një misionar i shpresës në PD. Shpesh e identifikonin me njeriun i cili do të shpëtonte PD nga kthetrat e skifterëve me orientim antidemokratik dhe antiperëndimor. Për ata, Ai si një Yll në ngjitje, do të reformonte PD dhe do të kthente kursin e sajë në udhën e zotit; mision ky sa historik por edhe shumë i vështirë. Kështu e mëshironin dhe e justifikonin për barrën e rëndë që kishte marrë mbi shpatulla. Nga shkallët e vështirësisë së këtij misioni i është justifikuar eklektizmi i shfaqur në qëndrimet e tij dhe jo pak njerëz nuk donin t'i humbitnin shpresat se Ai do ta përmbushte misionin historik. Mjerisht kjo nuk ndodhi, e kundërta po. Kuvendi Kombëtar i PD, mbajtur në 17 Korrik 2021, provoi se shpresa dhe besimi ndaj Z.Basha ishin një ëndërr që përfundimisht u tret. Rendi i ditës së këtij kuvendi:”Informimi i Kuvendit kombëtar mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 Prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike.”, paralajmëroi gjithçka ndodhi e do të ndodhë. 

Informimi i Kuvendit ishte një larje goje sepse mbas 25 Prillit 2021 nuk ka mbetur shqiptar e i huaj pa e dëgjuar refrenin e këngës së lidershipit të PD :”Na vodhën e na masakruan, o hee!”. Meraku i lidershipit të PD ishte “..përcaktimi i linjave kryesore te strategjisë politike..”, kupto miratimin e kësaj strategjie. Lidreshipit të PD i duhet Vendimi i Kuvendit që ta tundij para opinionit brenda dhe jashtë vendit, sidomos para partnerëve strategjikë të Shqipërisë, sa herë që prej tij do të ndërmerren pogromet në sallën e Parlamentit Shqiptar dhe në sheshe e në rrugë. Po ku e gjen statusin kuvendi i një partie politike parlamentare që të shpallë legjitimitetin e institucioneve demokratike?! Një sjellje e dhe një vendim i tillë është në zakonin e organizatave terroriste, qofshin këto politike, nacionaliste apo fetare. Këto lloj organizatash shpallin cilësime apo vendime të tilla dhe përligjin platforma anarshiste e terroriste nën okelion e një misioni historik, sipas tyre. Pagëzori dhe mbështësit besnikë të tij i kanë kërkuar Lulzim Bashës të miratojë në Kuvendin e PD këtë vendim, njëkohësisht edhe platformë për veprim. Dhe Lulzim Basha, si një prej tyre, e përmbushi me besnikëri detyrën. Por Kuvendi nuk mund të ndalej vetëm këtu. Ky kuvend duhej të dëshmonte edhe mbështetjen ndaj Z.Sali Berisha në betejën me SHBA. Kuptohen një mbështetje jo me deklarata apo fjalime por me thirrje, me britma të llojit:”Allahu është një!...”. E qartë: “Saliun e shpallën udhëheqësin shpirtëror të tyre, i dhanë statusin e paprekshmërisë!”. Kështu misioni i kuvendit u përmbush më së miri. Miratoi platformën për veprim të krahut të fortë brenda PD dhe iu vuri kufirin tek thana SHBA. Gjithëçka tjetër ishte farsë për të fshehur qëllimin kryesor. E pra ja kush është Lulzim Basha, shpresa e humbur e atyre që inspironin për një reformim të PD. As më shumë e as më pak një prej qëndrestarëve të betuar se nuk do zbythen nga godina e PD. Kështu do të jetë deri sa të ndodhë zgjimi i demokratëve të vërtetë në origjinë dhe në shpirt. Atëherë do të dorëzohet edhe Lulzim Basha, njeriu i “besës” dhe ushtar i kanunit!... Kur?! Të presim dhe të shpresojmë!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?