Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq Lulzim Bashën për 675 mijë $ në SHBA, bie akuza për pastrim parash

8 Nëntor 2019, 14:48| Përditesimi: 8 Nëntor 2019, 21:26

  • Share

TIRANË -Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, do të shkojë i pandehur në gjykatën e Tiranës përballë Prokurorisë, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Kjo është hera e dytë që lideri i opozitës përballet me drejtësinë në Gjykatë, pas akuzave për korrupsion në ndërtimin e Rrugës së Kombit si ministër i Transporteve.

Ditën e djeshme, më 7 nëntor, organi i akuzës ka mbyllur hetimet duke dërguar dosjen në gjykatë, dhe ka njoftuar kryedemokratin për marrjen të pandehur për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ, ndërsa akuza e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", ka rënë.

Prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha njoftojnë kryedemokratin së bashku me ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierin e partisë, Ilir Dervishin, gjithashtu të marrë të pandehur për mbylljen e fazës hetimore.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Ndalur tek dëshmia e personit të konsideruar kyc në këto hetime, lobistin Nik Muzin, prokuroria shqiptare ka publikuar për herë të parë përgjigjen e letër-porosisë amerikane e cila thotë se autoritetet amerikane të përfaqësuara nga Linda Mc Kinney, kërkojnë nga Prokuroria Shqiptare për pyetur Nik Muzin në cilësinë e dëshmitarit.

Kërkesa e prokurorisë për pushimin e veprës penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Kërkesa për dërgimin e dosjes në gjyq

Në argumentat e zyrës së shtypit pranë PD është se pastrimi parave ka qenë akuzë gjatë hetimeve, e cila më pas është rrëzuar.

Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA, ku u shpreh se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

Ja sa vite burg rrezikon Lulzim Basha
Por sa vite burg rrezikon kryedemokrati Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD nëse provohen akuzat për falsifikim? Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg. 

Historia e lobimit te PD-se ne SHBA
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Faksimile e pagesave të raportuara nga Muzin Capitol Partners dhe firma e Lulzim Bashës

Formulari i dorezuar nga PD-ja ne KQZ per burimin e financimin ne fushaten e zgjedhjeve te 2017/ Mungojne 650 mije dollaret e lobimit ne SHBA

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • opioninion: 09/11/2019 12:09

    po pallati po vile por uminik po 21 janar po skandali ne ollande

    Përgjigju
  • Lexues: 09/11/2019 11:46

    Nese presim te ndodhe ndo je gje nga kjo do vazhdonim te ishim naive si jeni tani

    Përgjigju
  • redi: 09/11/2019 08:10

    Kur nuk ka drejtesi nuk ka shtet.A eshte vetingu kthese ne drejtesine shqiptare apo thjesht nje gjoja refirm?

    Përgjigju
  • Zhani: 09/11/2019 02:36

    PO MIRE MOR DIBRAN I QELBUR ,MOR PIS 675 .000 $ TI LA TRASHEGIM XHELALI QE I DHURON SA ANDEJ KENDEJ,,KUR KEMI NJEREZ QE PO VDESIN PER BUKE...

    Përgjigju
  • Beni: 08/11/2019 20:51

    Ore, po sikur akuzohej per lobim rus, ne nje ceshtje penale te filluar ne Sh.B.A? Apo varja, bej nje titull e akuzo. Po nuk u realizua, shpik dicka tjeter. Hajde gazetari hajde!!!

    Përgjigju
  • YYY: 08/11/2019 19:32

    Lora, le te shpresojme apo te jemi optimist. Me mbetet te te them ate shprehjen: "Fjala jote ne vesh te Allahut".

    Përgjigju
  • Bruno: 08/11/2019 16:56

    Nje gjykates i madh me tha se Luli do te shkoje ne burg kur te qethen vicat. Kush e di kur qethen vicat ?

    Përgjigju
  • Burgaxhiu: 08/11/2019 16:56

    Eja Lule na jane bere syte bskerr apo nuk shalka te ngjitura

    Përgjigju
  • YYY: 08/11/2019 16:52

    Lajme shume i keq. Prokuroria ka mbyllur hetimet tani me qellim qe kjo ceshtje t'mos i kaloje SPAK-ut. Ka pushuar akuzen me te rende, ate per pastrim parash dhe ka derguar dosjen ne gjykate vetem me akuzen e fallsifikimit te formulareve. Edhe kjo akuze do bjere ne gjykate, dhe Basha do shpallet i pafajshem. Po lobimi me para ruse ku shkoi? Ndarje detyrash e koordinim perfekt prokurori-gjykate, dhe fitore e radhes e "KCK-se". Basha i qete vazhdon "agjenden e tij".

    Përgjigju
    • Geri: 08/11/2019 23:30

      Po cfare pret nga Karanxha, i biri Karanxhes dhe vellai i Karanxhes se administratives me grua gjyqtaren e apelit nga Velabishti qe i dha te drejte Gjushit per Velieren? Ky bir i kriminelit te sigurimit cfare beri me permbytjen e City Park? E coi ne gjyq? Sa e denoi kosovarin qe vrau kengetaren Emmy? Po koleksionistin Thimio qe i vodhen pikturat dhe qe gjenden ne zyren e Kokedhimes? Tako dhe Karanxh-ici jane ish shoke kursi ne magjistrsture, te rekrutuar nga C. H. Dhe ende nuk kane kaluar vetingut, te mbrojtur nga gjykata administrstive dhe e apelit. Kjo eshte drejtesi familjare e peshtire si vete fytyra e qe ju pasqyron shpirtin. Po cojne ne gjyq perpara Spakut qe te shpetiojne Lulin. Marreveshje Rama - Basha.

    • LORA: 08/11/2019 17:37

      Ky eshte vetem fillimi, sepse ka nje seri ceshtjesh shume me te nxehta per SPAK-un.Nuk ke pa gjo akoma,o YYY.

  • Loku: 08/11/2019 16:37

    Ai gjyqtari qe pat vjedh ne supermarket ne Itali dy cokollata iku e rrezikon burgun, ndersa ky thjesht falsifikim per 650 mije euro. Ec aty.

    Përgjigju
  • Tipi: 08/11/2019 16:35

    Sa Prokurori pa lidhje. Njesoj si nje biznes qe merr 5 million leke dhe faturon 5 mije, por shkon ne burg administrator dhe nuk e akuzojne per falsifikim fature, por per fshehje. Futjani rrogtarit financier.

    Përgjigju
  • Vlore: 08/11/2019 16:27

    Shyqyr nje lajm nga kultura se u cmendem me kronika. Hahahhahaha

    Përgjigju
  • O tej: 08/11/2019 16:23

    Burg burg per halen

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/11/2019 15:53

    Deri kur do vazhdoni talljen me popullin e shkrete...???

    Përgjigju
  • Kujdes Adresen: 08/11/2019 15:31

    Te birin e Xhelalit dhe te Remzijes, te ditëlindjes 12.06.1974,nuk keni per ta gjetur dot ne banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton... Kontrolloni andej nga vilat se ka kaluar ne ilegalitet

    Përgjigju
  • TOPI KAKËS IDJOT FATMIR ÇAFAJ: 08/11/2019 15:30

    O lyl po të mblidhet litari keq o lyl e po përfundove në burg RONDELJA jote e di se çka me heq o lyli dreç.

    Përgjigju
  • analisti: 08/11/2019 15:25

    nuk eshte lajm qe entuziazmon. asnje politikan nuk esht edenuar dhe ska per tu denuar. nje show i rradhes i prokuroreve qe duan te kalojne vetingun. ketu do jemi dhe do shohim

    Përgjigju
  • LORA: 08/11/2019 15:21

    Lajm i mire. I qofte per mbare Shqiperise sone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?