Avdullah Hoti dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha nxiti Hotin të pengonte vaksinimin e mjekëve nga Kosova, nga frika se Rama do përfitonte politikisht

21 Mars 2021, 07:26| Përditesimi: 21 Mars 2021, 07:35

  • Share

Këtë të shtunë në Kukës ka nisur më në fund vaksinimi i mjekëve nga Kosova, pas premtimit të kryeministrit Edi Rama, se do të ndihmohej edhe Kosova me vaksina, duke qenë se Prishtina nuk ka mundur deri më tani të sigurojë vaksina.

Kjo gjë mund të ishte bërë shumë më shpejt, por autoritetet kosovare çuditërisht e kishin zvarritur vaksinimin. Dhe duket se arsyeja ka qenë politike.

Të paktën kështu portali i gazetarit Baton Haxhiut, sipas të cilit Lulzim Basha i ka kërkuar aleatit të tij politik, Avdullah Hoti, që të pengonte vaksinimin e mjekëve nga Kosova, nga frika se do të përfitonte politikisht Edi Rama.

“Këto vaksina do të jepeshin shumë më herët, sikur mos të bëhej pengesë neglizhenca e pakuptueshme e institucioneve në Kosovë.

Ndikuar edhe nga opozita në Shqipëri dhe lufta politike parazgjedhore, u krijua një pakt malicioz Basha-Hoti, nga frika e marketingut që do përfitonte Rama po u vaksinuan mjekët nga Kosova.

Derisa Lulzim Basha vazhdon tubimet elektorale në kohë pandemie, Avdullah Hoti mos angazhimin për sjelljen e vaksinave në Kosovë, e zëvendësoi me angazhim për ndalesën e donacionit të vaksinave nga Shqipëria”, shkruan portali i Baton Haxhiut./Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkim Ahmetaj: 21/03/2021 10:37

    Populli jon si ne Kosov dhe ne Shqiperi me inteligjecen e tije keto fytyra qe krijojne percarje per karriken e tyre nuk duhet ti votoi kuerr.Nga percarja ky popull ka vuajtur shume ku jemi shperdare ne 5 shtete , nga percarja jone ka perfituar vetem Serbia.

    Përgjigju
  • geg hyseni: 21/03/2021 09:55

    Organet e drejtesise ne Kosove dhe Shqiperi te bejne detyren... urgjent me procedure te shpejtuar te verifikoine te verteten e ketij denoncimi dhe kriminelet qe sabotoin mbrojtjen e popullates nga covovidi te shkoine njeri ne Dubrave dhe tjetri ne Reç... duke ua hedhur ne dete çelsat e qelive te tyre!!!

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 21/03/2021 09:22

    Jo vetem LDK,por edhe disa subjekt e persona politik kendej Drini-Kososve.T'i largohen komunikimeve te tilla me keta persona e subjekte qe ushqehen me urrejtje primitive dhe punojne dhe mundohen vazhdimisht ta thellojne e zgjerojne percarjen,kete shemeti kombetare.Rasti i Bashes eshte vetem njeri nga shume te tjera dhe te tjereve.Kujdes: Atdheu mbi te gjitha! Shqiperia e shqiptarve!

    Përgjigju
    • Kistra: 21/03/2021 12:03

      Perfaqesuesi me i lig i medias e gazetarise ne Kosove eshte njefare Sherif Ramabaja i cili nuk mungon anje dite tek Bota Sot me intrigat, shpifjet, inskenimet, armiqesine ndaj Shqiperise e qeverise se saj. E paimagjinueshme si mund te jete njeriu kaq i ndyre! Kush e paguan e kujt i sherben ky monster e disa te tjere si ky?! Cfare jane keto bastard qe ushqim te pare kane corben qe gatuhet nga qarqet e shtetet me antishqiptare?!

  • Ardian: 21/03/2021 08:45

    Detin shesin.. vila blejne.. vaksinat per pak I quajten komuniste... gishtat ju mbeten perpjete qe ne kohen e Noes.. dhe tani mbjellin percarje per nje karige. Cfare pune te mire ka bere Luli me shoke??? O zot ruaje. Shqiperine

    Përgjigju
  • dulja: 21/03/2021 07:49

    keta jane bajgate e kombite qe nuke e lene rehate vendin ,njehere sabotojne pere negocjatat njehere me kete po votohen keta sh,,,, hyy balta e kombite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?