Lulzim Basha largon nga grupi parlamentar i PD 11 deputetë të rreshtuar në krah të Rithemelimit të Sali Berishës.
Vendimi, i diskutuar që në mbledhjen e parë të kryesisë pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike të Bashës, por i vulosur të hënën në mbrëmje, lë jashtë grupit parlamentar të gjithë deputetët e Rithemelimit, ndërsa pjesë e tij zyrtarisht do të jenë deputetët mbështetës të Bashës dhe Gazment Bardhit.
Shkresa, e depozituar tashmë në kuvend, e njofton këtë të fundit se grupi parlamentar i PD tashmë do të ketë vetëm 24 deputetë. Dokumenti, në emër të grupit parlamentar është firmosur nga Lulzim Basha.
Ky vendim i kryedemokratit vjen në mesin e debatit se kë do të njohë Kuvendi zyrtarisht kryetar grupi: Flutura Açkën e deleguar prej tij, apo Gazment Bardhin që ka aktualisht mbështetjen e shumicës së deputetëve të opozitës. Nëse kuvendi njeh këtë dokument të Lulzim Bashës, raporti i mbështetjes së deputetëve ngushtohet, pasi në mesin e 24 deputetëve, 16 rezultojnë mbështetës të Bardhit dhe pjesa tjetër mbështetës të kreut të PD.
Që prej nisjes së konfliktit brenda Partisë Demokratike, nga grupi i PD janë përjashtuar gjithsej 20 deputetë. Fillimisht Basha përjashtoi me vendim të 9 shtatorit të vitit 2021 Sali Berishën dhe pas dhunës së 8 janarit Flamur Noka, Edmond Spahon, Albana Vokshin, Agron Shehajn, Oerd Bylykbashin, Tritan Shehun, Luan Bacin si dhe Belind Këlliçin, që tashmë është jashtë parlamenti.
Dokumenti i firmosur nga Lulzim Basha për përjashtimin e 11 deputetëve
Dokumenti i firmosur nga Lulzim Basha për përjashtimin e 11 deputetëve
Vendimin e PD për të përjashtuar 11 deputetë nga grupi parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar mashtrim publik të kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se në momentin kur Basha pretendon se është marrë vendimi, në janar të vitit 2022, disa prej emrave nuk kanë qenë fare pjesë e kuvendit, e një pjesë tjetër ka qenë prezent vetë në mbledhjen e kryesisë.
"Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet ti përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situatë komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë. Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesa duket paska dashur me qenë një kloun, shërbyes i qeverisë. Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thotë që ky vendim është marrë para një vit e gjysmë, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë. Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz. Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë. Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë.
Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda. Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur. Te opozita ai përceptohet si një aleat i qeverisë më shumë se, një faktor opozitar", shkruan Gjekmarkaj.
Vendimi i kryesisë së PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar 11 deputetë është argumentuar nga Sekretari ligjor i PD-së, Indrit Sefa. Ky i fundit shkruan se vendimi është marrë një vit më parë ndërsa ka ironuar dhe reagimet e deputetëve.
"Në funksion të transparences dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të organeve të Partia Demokratike e Shqipërisë në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërise lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH. Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harroj vendimarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po keta deputet që sot i qajnë hallin. Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet. Partia Demokratike nuk ka bëre asgje më shume sesa i ka lehtesuar dilemen Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputet dhe i ka dhënë mundesinë që të jene ligjerisht, fizikisht dhe menderisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë. Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës", shkruan Sefa.
Gazment Bardhi reagoi i pari për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar deputetët e Rithemelimit nga grupi parlamentar. Ai thotë se Basha nuk ka tagër të përjashtojë deputetë, por ndryshimin e grupit parlamentar mund ta bëjnë vetëm shumica e deputetëve.
‘Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Një ftesë të sinqertë kam për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij.' shkruan Bardhi.
Basha dhe PD-ja zyrtare kerkojne te bejne opozite,pa qene te afte.Ndarjet e perjashtimet duken si"analiza"per gjendjen e pa shprese ku jane futur.Sa per foltoren do te thosha qe nuk ka asnje force ,per aq kohe sa ate do ta marre zvare Z.Berisha per interesat e tij.Kjo situate eshte sherbimi me i mire qe i behet mazhorances dhe Z.Rama.Jemi te denuar te degjojme te njejtin avaz edhe per shume vite.Ky eshte nje udhekryq qe veshtire te zgjidhet pa protagoniste te rinj.
PërgjigjuNe situaten qe eshte PD,vecanerisht pas shpalljes non grada te Berishes,syte i drejtuam tek te rinjte.Permendim ketu Bardhin e Gjekmarkajn.Fatkeqesisht keta dhe te tjere te rinje,nuk i rezistuan Berishes.Jo vetem u bashkuan me Berishen,por u bene te zjarrte,e nuk lene televizor pa dal ,ne lufte pro Berishes e kundra Bashes.Ne fakt si Berisha dhe Basha jane kokrrat e m....,por keta te rinj,pa harruar Salianin etj.jane akoma me te ndyre.Si bashkohen me antiamerikanin Berisha.Cfar i gjeti qe ndryeshuan mendim ? Cfar u premtoj Berisha ? Akoma nuk e kuptojne qe populli i ka pagezuar me emrin zagar,frikacake,te korruptuar,pa moral e te pa fytyre.Turp te kene qe rrjeshtohen dhe vihen nen komanden e njeriut me mizor te Shqiperise.Partia Demokratike ka te rinj te mire e te zotet e punes,por fatkeqesisht e kane marre drejtimin te rinjte servila e te pa moral.Partia Demokratike kerkon drejtim te njerzve te rinje,te ndershem e patriot.
PërgjigjuGazmend Bardhi kur shikon veten ne pasqyr i duket vetja Sali Berisha,e ka bere zgjedhjen eshte me "non graden" ska shans te jet kryetar i partis demokratike! Lef si qen i derbuar neper kanele gjithe diten te vjen neveri te shofedh surratin e Bardhit!
PërgjigjuShqiperia, demokracia ka nevoje per nje Avni Rrustem te ri per te likujduar hesapet me tradhtaret e demokracise
Përgjigju