TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur mbrëmjen së hënës (9 tetor) nën drejtimin (Online për shkak se ndodhet në Francë) e kryetarit Lulzim Basha ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin, ish sekretar i Përgjithshëm. Sipas vendimit të kryesisë thuhet se Gazment Bardhi po ndjek axhendë personale në bashkëpunim me personat non grata. Por vetë Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk e njeh Kryesinë e re të Partisë Demokratike.
Në seancën e fundit parlamentare dy ish bashkëpunëtorët e ngushtë Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përplasën ashpër. Basha akuzoi Bardhin se është bërë pjesë e aleancës së kullave të Berishës e Ramës, ndërsa deputeti iu kundërpërgjigj duke pretenduar se Basha ka përfituar dy kate në një prej rezidencave të Tiranës.
Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 2 shtator, ku u miratuan ndryshimet në statutin e PD-së, Lulzim Basha largoi nga posti i kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhin. Megjithatë ende Kuvendi e njeh si kreun e grupit të PD-së. Më 9 shtator, Basha e shkarkoi Gazment Bardhi edhe nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, duke ia besuar këtë post Enkelejd Alibeajt.
Në kte kriz lekësh e fluks hallesh që ka poplli shqiptar tpaktën me kte estradën e PD harro pak strreset. Jeni bo vrk. Përjashtoni njoni-tjetrrin nga struktura ku vet jeni pëtjashtu . Veç ju e boni
PërgjigjuAgenda e atij eshte olti curri
PërgjigjuQesharake kjo situate ne PD, ashtu siq u krijua nga kriminel dhe le kriminel po shkaterrohet nga kriminelet dhe me kriminel, e mira se tash nuk po hane kokat e njani tjetrit por po qjerrin njanitjetrin duke e akuzuar secili me shum se tjetri, ky gazialem bardhziu sot nuk eshte dashur te ishte teme bisede por duhet te ishte ne burg, kyvishte komandant i bashes kur ai krimineli i gardes vrastare vrau doktorrin ne Elbasan, atekohe gazialem ishte i mir per bashen dhe kryente urdherat e partise, per sali berishen vetem para dy muajsh gazialem ishte kriminel qe vrau doktorrin ne Elbasan tash po sali berisha e quan shpetimtar te PD-s dhe te kombit thot ai sepse duke akuzuar bashen eshte kunder Rames etj etj, me nje fjale si berisha si basha dhe gazialem si me berishen si me bashen kriminel ishte dhe kriminel mbetet por siq e thash e mira e ksaj eshte se sot ska zhele te vras njerezit vetem sa ulerin dhe leh nga qenefi qe e ushqen.
Përgjigju