Tritan Shehu

Komisioni i Vlerësimit në PD e skualifikoi nga gara, Lulzim Basha emëron Tritan Shehun si drejtues politik në Gjirokastër! Plotësohen të gjithë krerët e qarqeve

3 Shkurt 2021, 16:08| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 16:52

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur drejtues politik për Qarkun e Gjirokastrës, ish-ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehun. Me zgjedhjen e Shehut, kreu i PD-së ka plotësuar edhe drejtuesit politik në të gjitha qarqet e vendit.

Kujtojmë se Tritan Shehu ishte një prej të përjashtuarve nga gara nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD. 

Një ditë më parë Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrat e të cilëve u beson fushatën në Tiranë. Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka do të jetë ekipi që do të udhëheqë fushatën elektorale për 25 prillin në qarkun që prodhon, për herë të parë, 36 mandate.

Ndërkohë që më parë PD ka përcaktuar Mark Markun në Lezhë, Tomorr Alizotin në Berat, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në DibërHelidon Bushati  është emëruar drejtues në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë, Gazment Bardhi në Elbasan, Edi Palokënë Durrës, Enkelejd Alibean në Fier dhe Flamur Hoxhën në Kukësi. 

Ky është vendimi i dytë që hedh poshtë procedurën e përzgjedhjes të kandidatëve për deputetë të PD-së me anë të Komisionit të Vlerësimit, pasi ishte edhe emri i Mark Markut i cili u zgjodh drejtues politik në qarkun e Lezhës, pavarësisht se ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve në PD.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fado: 05/02/2021 06:34

    Hahaha te gjith te zgjedhurit me afat te skaduar ...Basha neper tubime ju thot te rinjve se koha eshte e juaja te aktivizoheni ne anen tjeter i ka kandiduar perseri te vjetrit ujqerit...hahhaha

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 03/02/2021 21:07

    Hidhu perdridhu,stani PD kete bulmet ka.

    Përgjigju
  • LORA: 03/02/2021 19:04

    ,,,,nga preshi vijme,,, ne presh te babaleve shkojme Ja,keshtu mund te fitoje Shqiperia,sipas rrugoreve te vet-djegun.Kujt nuk i ka ngel nder e logjike minimale,,,i falet vota per garantet e shkaterrimit te shtetit te shiptarve.

    Përgjigju
  • Beni: 03/02/2021 18:33

    Hajde Loran se po te shajne baban

    Përgjigju
  • O tej: 03/02/2021 16:32

    Mire ka bere me kete Tritanin se nuk rritet preshi ne Gjirokaster por andej rriten gjarperinjte dhe ne prill dalin nga gjumi dimeror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?