Më 4 prill 2018 kam shkruar “25 rreshtat” për Lulzim Bashën me titullin: Ti nuk je kuksian, Lulzim Basha!
Sa për kujtesë, artikulli me titullin “Ti nuk je kuksian, Lulzim Basha!”, qëmtonte mungesën e koherencës por edhe të besës me fjalën e dhënë, me tjetrin përballë dhe me mënyrën skuthe se si kryedemokrati procedon zakonisht, dhe në rastin konkret po përdorte rebelimin e kuksianëve (të drejtë) përballë qeverisë për çështjen e tarifës në Rrugën e Kombit.
Janë, për fatin e keq të Bashës, deklaratat e tij më 1, 4 dhe 20 prill, ku thotë pak a shumë të njëjtën fjali premtuese: PD-ja do të jetë në krah të njerëzve dhe vazhdimisht premtoi se nuk do lejonte që ata të paguanin.
Tani, çështja e tarifës u tejkalua, qeveria bëri disa reektime dhe ulje dhe historia u mbyll. Por Basha harroi të reagojë ose ra dakord me qeverinë – kjo nuk do ishte e para e as e fundit herë e as shkakton habi!
Vras mendjen, cila mund të jetë ajo kauzë opozitare, e cila e bën Lulzim Bashën të mos heqë dorë?! Nëse nuk mban dot fjalën as brenda dy stinësh, çfarë mund të ndodhë me premtimet e tij vit pas viti?/Tiranapost/
Zonja Kazhani,pyetja juaj eshte e veshtire dhe nje tip si lul tavarishi nuk mund ti pergjigjet as me goje dhe as me shkrim sepse hunda e tij ja kalon dhe hundes se pinokut.Por mos u merr me te,sepse eshte ne nderin e votuesve te te ashtuquajtures parti te tij te merren me te.Ai eshte nje njeri i kalbur nga brenda dhe fallco nga jashtenuk e rruan per njeri ne bote pervec per vicidolasin e famshem,ushtari e bashkepunetori i te cilit eshte,eshte i afte te qeshe dhe ne vaki,sepse nuk ka aspak ndjenja njerezore,eshte si te themi robot i qeshur,si ushtari i mire shvejk.Vetem Monika me nje cizme i ngjan per nga lloji.
Përgjigju