Lulzim Basha ne pergjithesi eshte nje njeri qe amniston mekatin. Nuk mendon keq per njerzit qe vjedhin dhe aq me teper, nuk i intereson se si i kane krijuar pasurite, ata qe e keshillojne, ata qe vendos ne listat e PD-se.
Lulzim Basha gjithe jeten e tij politike ka menduar se pushteti te jep pasuri.
Ne cdo pozicon qe ka mbajtur, ka bere vetem nje gje: Te pasurohet vete, te pasuroje familjaret.
Lulzim Basha mendon se berja e parave kur je ne pushtet eshte nje menyre per te jetuar mire.
Politika ka bere qe: Mekati ne shoqerine tone te cilsohet si menyre jetese dhe aspak nje ves, prandaj nuk duhet luftuar, por duhet kuruar qe te mos behet agresiv.
Si te thuash, eshte nje virus, me te cilin duhet te bashkejetosh ne paqe.
Nuk e di se kush ka qene ajo mendje brilante qe i ka thene Bashes per ate mbledhje ne Shkoder.
Dje per here te pare me ka ardhur keq per vetmine e Bashes.
Shkoi deri ne Shkoder per te takuar Ervin Salijani dhe Klevis Balliun. Kjo tregon vetmine e Bashes, gjithashtu dhe te PD-se.
Sot ne PD nuk duan t’ja dine nese je aq i zi dhe aq lakmitar sa te pershkruajne.
Nuk duan t’ja dine sa i pasur je.
Nuk duan t’ja dine a ke vjedhur. Sa prona ke.
Sot PD-ja eshte ne nje mungese te theksuar argumenti.
PD-ja duhet te ishte ne parlament dhe te fliste per krimin, te jepte nje zgjidhje.
Po lind pyetja, ke te nxjerrë? Flamur Noken? Lulzim Bashen?
Te dy ish- ministra te Brendshem qe kur kane drejtuar kete Ministri, e kthyen ne nje vend ku drejtonte Greta Koci dhe nje sere tjeter e nivelit te Gretes.
Nuk e di sesi do e “rrezojë” Lulzim Basha kete qeveri, kur nuk ka nerva te shkoje as ne parlament.
Ka 5 vjet ne opozite dhe nuk ka folur asnjehere qofte dhe per inflacionin.
Por eshte marre me Taulantin, me qytetarin dixhital, me lloj-lloj gjeje, pervecse te beje nje opozite te forte.
Apo me nxjerrjen e Salijanit qe mendon se duke permendur citate nga njerez te mencur e bejne dhe ate te mencur dhe nxjerrjen e Lym Murrizit, qe ne cdo tre rreshta thote se ka qene deputet ne 97.
Aq shume jane lodhur demokratet me Bashen, sa kane krijuar nje pesimizem diabetik.
Shqiperia po tkurret nga papunesia e te rinjve dhe nga emigarcioni te cilin e kemi pothujse me te lartin ne Europe.
I gjithe ky pesimizem vjen nga politikat qe qeveria ndjek.
Por kur qeveria nuk ben mire, automatikisht syte kthen nga opozita.
Por kur shikon kete opozite te rritet me shume deshira per te ikur.
Pesimistet jane me kosto te ulet. Ju mjafton nje puthje per t’u bere optimiste. Kaq mjafton te beje opozita. Por as kete nuk po e ben. E kjo eshte per faj te Lulzim Bashes dhe njerzve qe e rrethojne ate.
Kjo po con PD-ne ne nje vdekje totale, pasi ka 5 vjet qe PD-ja eshte ne vdekje klinike.
More shyqyr qe qenka zgjuar se mua me duket akoma pergjumesh
Përgjigju